Mirush Kabashi, viziton
​Shtëpinë e Vatrës në Amerikë

Mirush Kabashi, viziton<br />​Shtëpinë e Vatrës në Amerikë<br>
Aktori i njohur Mirush Kabashi ka zhvilluar një vizitë në Amerikë, me ftes të Nazo Veliu, sekretares së Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” në kuadër të 105 vjetorit. Mirush kabashi është njohur nga afër me historinë e Vatrës dhe me historinë e gazetës më të vjetër të botës shqiptare “DIELLI”.

Aktori u ndal pranë çdo stende dhe preku historinë e vatranëve të Vatrës, me fushat më të mëdha të vatrës për të shpëtuar Shqipërinë, në vitin 1917, me ndihmën e ish-Presidentit Willson, për të shpëtuar Pavarësinë e Shqipërinë.

Fushata e Huas kombëtare për të shpëtuar shtetin shqiptar nga falimentimi financiar, vendosja dhe financimi i shërbimit diplomatik në Evropë dhe SHBA, marrja e funksioneve të Shtetit prej Vatrës, në kohën e shtetit të vdekur shqiptar, fushata e te shtypurit librat shqip për shkollat e Shqipërisë, dërgimin e trupave Vullnetare të Vatrës në Shqipëri për të siguruar kufijtë Jugorë të Shqipërisë.
Dërgimin e Bandës muzikore të Vatrës në Shqipëri , përpjekja që bën sot Vatra për ruajtjen e kulturës, traditave dhe gjuhës shqipe përmes shkollave shqipe etj.

Përulem me respekt para këtyre burrave, që sakrifikuan dhe bënë gjithçka për të bërë Shqipërinë, Mirënjohje Vatrës Shqiptare, - tha Mjeshtri Mirush Kabashi, pasi vizitoi Shtëpinë e Vatrës.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari