Mirvjen e Mimoza, dy bijat që çojnë para veprën e Vedat Kokonës: Në shkolla, emri i tij s’përmendet

Shkrimtar, përkthyes dhe leksikolog, emrin e Vedat Kokonës krahas veprës, e mbajnë gjallë dy bijat e tij. Mimoza dhe Mirvjeni dy zonja fisnike, që ndonëse janë arsimuar në shkenca ekzakte prej më shumë se dy dekadash, çojnë përpara krahas botimeve e përkthimeve të të atit, edhe letërsi të përzgjedhur vendase dhe të huaj.

“Dashurinë për librin e kemi të trashëguar, por edhe shkolla ka bërë punën e vet. Aq më tepër që në shtëpi kishim edhe babanë që merrej me librat. Ndaj, kur ai nuk ishte më menduam që veprën e tij origjinale dhe përkthimet, dhe në linguistikë, fjalorët që kishim t’i ribotonim, meqenëse kishte mjaft kërkesa, sidomos në vitet e para frëngjishtja, tani nuk është ëmë në atë kërkesë që ka qenë më përpara”, thotë Mirvjeni, vajza e Vedat Kokonës.

I ndarë nga jeta 24 vite më parë, Vedat Kokona krahas Mitrush Kutelit, Lasgush Poradecit është kujdesur t’i sjellë Shqipërisë më të mirën e letërsisë së huaj klasike. Vlerësimi, siç rrëfejnë të bijat vjen kryesisht nga ata që e njohin, si kolegët, mësuesit, ish-studentët e tij.

“Kalojnë ata që e dinë vlerën e librit dhe e dinë vlerën e autorit dhe të përkthyesit kurse rinia është pak e reduktuar”, tregon Mimoza Kokona.

Më pak nga brezi i ri. Ndaj, në çdo Panair të Librit prej më shumë se 2 dekadash, siç ndodhi dhe këtë vit, ato ia rikujtojnë lexuesve përmes ribotimit të veprës, emrin e tij.

“Nuk është ndoshta ai vlerësim nga ana e lexuesve, sepse nuk e njohin më, sepse edhe në shkolla nuk përmendet, dhe ka që nga vitet e demokracisë që nuk përmendet fare nëpër shkolla vepra, kështu që edhe nxënësit nga do ta njohin. Përmes panaireve ne përpiqemi ta mbajmë gjallë veprën e tij, që u shërben shumë edhe lexuesve”, shton më tej Mirvjeni.

“Eksperiencë e bukur, është kënaqësi të punosh me popull, vetëm se nga viti në vit vihet re se lexuesit janë më të paktë dhe më pak pretendime. Të paktën te stenda jonë vijnë moshë më e madhe që e kanë të dëgjuar Kokonën, ndërsa rinia është më pak e axhornuar me të”,- rrëfen Mimoza.

Për ironi të fatit, sot që liria e krijimtarisë dhe e leximit nuk kufizohet, duket se lexuesi është i çorientuar nga publiciteti pompoz që u bëhet autorëve të përveçëm, ndonëse pas kopertinës mund të mbartin pak gjë. Mirvjeni e kujton me nostalgji, atmosferën në shtëpinë e saj, kur flitej për librin... dhe dashurinë e trashëguar për frëngjishten të cilën duhet ta fshihnin, që të mos etiketoheshin si borgjeze, e kërkon më shumë vëmendje për cilësinë në letërsi.

“Në shtëpi flitej vetëm për librin. Kujtoj  përshtypjet nga librat që përkthente, se i përkthente në makinë shkrimi. Dhe mezi prisnim që të dilte faqja tjetër për të vazhduar përkthimin e librit.” rrëfen e bija e Vedat Kokonës me nostalgji.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baki: 27/11/2022 21:43

    Te drejte keni. Por ja qe injoranca dhe mediokkrracia na ka kapur fyti, nga epoka e organizates korruptive kriminale komuniste te Hoxhes, Nanos, Berishes dhe tani se fundmi, neokomunostit famkeq Rama. Enveri thoshte "Xhaxhai" per Hysenin, kurse Rama thote "Gjyshja" qe me e zgjuar se akademiket. Kaq felliqur jane nga trute. Figura sic Kokona i njohim, nderojme dhe faleminderit.

    Përgjigju
  • Blerina: 27/11/2022 21:30

    Vetem respekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë