Sali Berisha tha haptazi sot se do të rikandidojë për drejtimin e Partisë Demokratike në votimet që do të mbahen për zgjedhjen e kreut të kësaj force politike më 23 maj.
Burime të besueshme pranë Ervin Salianjit, bëjnë me dije për emisionin "Repolitix" se ish-deputeti do të garojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Po ashtu, për të marrë në dorë drejtimin e PD-së do të garojë edhe aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila de facto shpalli sot kandidaturën e saj.
Juristi Kreshnik Spahiu tha për gazetarin Denis Minga se rikandidimi i Berishës për të mbajtur drejtimin e Partisë Demokratike gëzon vetëm Edi Ramën dhe demoralizon 3 milionë shqiptarë të tjerë.
Spahiu u bëri thirrje Salianjit dhe Kokalarit që të mos futen në një garë me Berishën, pasi kandidimi i tij është totalisht në shkelje të statutit të Partisë Demokratike, veprim i cili është i paligjshëm dhe deligjitimon zgjedhjet. Paligjshmëria e një gare të tillë është edhe objekt gjykimi i gjykatave shqipare sqaroi Spahiu.
"Së pari, Berisha nuk mund të jetë kandidat sepse Kushtetuta e PD nuk e lejon më. Në bazë të nenit Basha, të kandidojë më kryetari që ka humbur zgjedhjet. Berisha pretendonte se nuk parashikon zgjedhjet fare, por ai i Basha parashikon diçka tjetër, që kryetari duhet të ketë qenë fitues i zgjedhjeve. Ndërsa mijëra demokratë që thonë se zgjedhjet u manipuluan, nuk ka një demokrat që thotë se Berisha i ka fituar zgjedhjet. Thonë që ka manipulime, por në asnjë rast nuk është i sigurt se PD ka fituar zgjedhjet. Lajmi për rikandidimin e Sali Berishës gëzon vetëm një njeri, është lajm historik vetëm për Edi Ramën. 3 milionë shqiptarë të tjerë kanë mërzitur, sepse Berisha e mban në pozicion PD. Ajo që i këshilloj Salianjit dhe Kokalirit është se ata duhet të garojnë vetëm nëse Berisha nuk është në garë. Nëse Berisha është në garë, nuk është një garë e ligjshme dhe e barabartë. Salianji dhe Kokalari duhet t’i drejtohen gjykatës që të pezullojë zgjedhjet me kandidat të paligjshëm. Gjykata ka 4 praktika gjyqësore për 4 parti të vogla ku ka qenë debat gjyqësor zgjedhja e paligjshme e kryetarëve. Jo rastësisht statutet e një partie miratohen nga gjykata shqiptare dhe legjislacioni shqiptar. Ata duhet të kërkojnë pezullimin e zgjedhjeve të kryera nëse kandidon Berisha apo dikush tjetër që kandidon në kundërshtim me statutin e partisë",- tha Spahiu.
Edhe anëtarja dhe aktivistja e njohur e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, tha ekskluzivisht në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, vendimin e saj për të garuar për lidershipin e Partisë Demokratike.

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se qëndrimi i dyfishtë i PD-së për Rezolutën e miratuar në Parlamentin e Shqipërisë për shpalljen e Iranit si ‘shtet sponsor të terrorizmit’, është i pamoralshëm.
Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku tha se PD në Parlament është me Iranin dhe në seli është me SHBA-të.
“SHBA-të dhe Uashingtoni nuk kanë nevojë për servilizmin e Ramës dhe votën pro të Shqipërisë. Madje as ka për ta marrë vesh ndonjëherë Trump që ky Parlamenti në Shqipëri ka votuar këtë Rezolutë. E dyta, nëse të gjithë ne do të biem dakord që kjo vota e socialistëve ka një gjysmë dinjiteti për shkak të servilizmit ndaj SHBA-ve, unë do të thoja se mungesa e votës kundra ka zero dinjitet.
Sot në Kuvend nuk pati asnjë votë kundër. Që do të thotë a ka sot njerëz me qëndrim anti-amerikan? Ka plotë. Që të jesh kundër qëndrimeve të SHBA-së, shpesh herë mund të jetë edhe e moralshme e parimore. Çështja është te dyfytyrësia e politikës shqiptare.
Që do të thotë, fillojmë nga PD, në Parlament është me Iranin, kur shkojnë te selia e partisë, janë me SHBA-të. Pra nuk marrin pjesë aty sepse duan të mbajnë një qëndrim pro-europian, pastaj kur shkojnë te partia bëhen pishman dhe dalin japin një konferecë shtypi kundër shtetit iranian dhe e shpallin organizatë terroriste. Ky qëndrim i dyfishtë është më e pamoralshmja”, tha mes të tjerash Spahiu.
Kujtojmë se sot Grupi i PD nuk mori pjesë në seancën plenare në Kuvend ku u votua Rezoluta për shpalljen e Iranit si ‘shtet sponsor i terrorizmit’, por më pas dolën në selinë e PD-së dhe deklaruan shpalljen e Iranit si vend që sponsorizon terrorizmin.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi dje shefin e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke e quajtur avokat të kryeministrit Edi Rama në Bruksel, i cili nga ana tjetër sipas tij, mjegullon qëndrimin e PD-së, pro integrimit.
Juristi Kreshnik Spahiu tha në "Repolitix" me Denis Mingën në Report Tv, se sulmet e Berishës ndaj ambasadorëve të huaj, europianë dhe amerikanë, fatkeqësisht janë të përsëritura dhe të dëgjuara prej 36 vitesh.
"Qofshin parlamentare apo jo parlamentare, më të reja apo të vjetra, nuk ndryshojnë kryetar, humbin apo fitojnë zgjedhjet, qoftë ato që janë krijuar para 30 vjetësh, qoftë ato që janë krijuar para 6 muajsh, nuk ndryshojnë kryetar. Ne kemi insistuar dhe Kosovë, Vetëvendosja e kishte që kryetari nuk mund të jetë më shumë se dy mandate, dhe Albin Kurti e ndryshoi. Fakti që sulmon ambasadorin Gonzato është sjellje normale e Berishës. Ky është sulmi më normal, se vjen pas asaj që e shau homoseksual, para dy muajsh e sulmoi për prirjet e tij gjinore. Këtë thoshte edhe për ish-ambasadoren Vlahutin, i thotë që ka blerë vila, që është prostitutë",- tha Spahiu.
I pyetur për sulmin e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë deklaroi për Report Tv se “nuk komentojmë mbi spekulime”.
Komente












