Mish e bulmet pa licencë, gjobitet dhe arrestohet tregtari në Tiranë

Mish e bulmet pa licencë, gjobitet dhe arrestohet tregtari në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANE-Një tregtar është arrestuar nga policia, pasi shiste mish dhe bulmet pa licencë. “Policia e Tiranës në bashkëpunim me AKU dhe Hetimi Tatimor kanë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme të qarkut Tiranë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të një subjekti, i shtetasit A. A., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi i kundraligjshëm i mallrave dhe artikujve ushqimor”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga nenet 288/a, 178, 179 të Kodit Penal.

Në subjektin e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme me produkte mishi dhe bulmeti pa licencë. Ky subjekt u gjobit nga ana e AKU-së në shumën prej 1.650.000 lekë për shkeljet e konstatuara, ndërsa nga ana e Hetimit Tatimor në shumën prej 137.366 lekë për mallra pa faturë të dyshuara si kontrabandë” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK