Mish me makarona elb në furrë
Përbërësit:
1 kg mish viçi
1 presh
1 karrotë
1 qepë
3 thelpinj hudhër
majdanoz
gjethe dafine
domate në rende ose 1 kuti salcë
kripë, piper
500 gr makarona elb
½ filxhan vaj ulliri
djathë të grirë kaçkavall
pak verë të kuqe
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim pak vaj ulliri dhe vendosim racionet e mishit të viçit. E kaurdisim mishin sa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas vendosim në tenxhere të pa prera qepën, preshin, karrotën dhe hudhrën (perimet do t’i lemë vetëm për të aromatizuar gatimin, më pas do t’i largojmë). Vazhdojmë me kaurdisjen e mishit duke shtuar 1 lugë salcë koncentrat, gjethen e dafinës dhe bishta majdanozi. E shuajmë mishin me verë të kuqe dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet e grira në rende ose salcën konservë. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë dhe piper, e mbulojmë mishin me ujë të ngrohtë dhe e lemë të ziejë.
Ndërkohë në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim me pak vaj ulliri makaronat klitharaqe. I vendosim makaronat në një tavë ku shtojmë mishin me lëng. E spërkasim sipërfaqen me pak djathë të grirë dhe e vendosim në furrë për rreth 30 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.