Përbërësit:
500 gr mish qingji
1 kg kos
1 lgj miell
5 thelpinj hudhër
500 ml ujë
Vaj ulliri
Kripë, piper
Gjethe dafine
Përgatitja:
Ziejmë mishin me gjethet e dafinës dhe me piper të zi. Më pas shtojmë pak kripë dhe pasi mishi të ketë zjerë largojmë gjethen e dafinës. Shtojmë pak vaj ulliri në tenxhere. Tresim miellin me gjysëm gote ujë, shtojmë kosin dhe e rrahim mirë. Më pas shtojmë hudhrat e shtypura. Këtë salcë e shtojmë tek mishi dhe e lemë të marrë valë në zjarr të ulët. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.