Misionet e OKB-së për Gazën janë bllokuar, komunikimet janë ndërprerë për 4 ditë

Misionet e OKB-së për Gazën janë bllokuar, komunikimet janë ndërprerë për 4 ditë

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

1704525680_gaza.webp

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Misionet e ndihmës humanitare të OKB-së për Gazën janë vonuar ose bllokuar nga Izraeli dhe telekomunikimet në Gaza janë ndërprerë për 4 ditë. 

Këtë e denoncon Kombet e Bashkuara, duke saktësuar se vetëm 7 nga 29 misionet e organizuara që nga fillimi i vitit kanë arritur të përfundojnë. 

Raporti ditor nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare vë në dukje se përqindja e misioneve të kryera, në 24%, është shumë më e ulët se periudha e mëparshme: nga tetori në dhjetor, 86% e misioneve u realizuan në veri të Gazës, pavarësisht konfliktin. 

Për sa i përket ndërprerjes së internetit dhe shërbimeve telefonike për 4 ditë, kjo privon popullsinë e Rripit nga aksesi jetësor në informacion dhe paraqet një pengesë të mëtejshme për reagimin humanitar.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm me raketa iraniane në Pakistan, dy fëmijë të vrarë! Iraku denoncon Iranin në OKB! Biden do të rivendosë Houthis në listën e organizatave terroriste


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë