Misioni anglo-amerikan: Nëndetëse për të nxjerrë nga Titaniku radion e italianit Marconi

Misioni anglo-amerikan: Nëndetëse për të nxjerrë nga Titaniku radion e italianit Marconi

Një mjet i veçantë, i aftë të zbresë në thellësi të madhe, do zhytet në thellësi të oqeanit për të nxjerrë radion e transoqeanikut Titanik

Më shumë se një shekull pas fundosjes më të famshme dhe tragjike në histori, po flitet edhe një herë për Titanikun.

Sot, ‘Times of London’ ka zbuluar planin për një mision të ri anglo-amerikan për të rikuperuar "zërin e humbur" të gjigandit oqeanik i cili u mbyt në vitin 1912 pasi u godit nga një asjberg.

Një nëndetëse speciale e aftë të zhytet në thellësi të madhe do provojë të nxjerrë nga anija e mbytur radion e komunikimit Marconi, një sistem i sofistikuar komunikimi i shpikur nga shkencëtari italian me të njëjtin emër.

Deri më tani të gjitha misionet me nëndetëse e kanë kufizuar veten në mbledhjen e mbeturinave të shpërndara pranë anijes për shkak të vështirësive të depërtimit në brendësi të saj.

Ndërsa gjetje të rëndësishme mund të dalin në dritë ka dhe nga ana që spekulojnë duke thënë se prej Titanikut do të nxirren edhe xhevahire dhe sende të tjera të çmuara të varrosura brenda anijes në fund të Atlantikut.

Nga afro 2,200 pasagjerë në bordin e Atlantikut, vetëm 700 prej tyre arritën të mbijetojnë fal varkave të shpëtimit. Kjo është arsyeja pse Titaniku konsiderohet një vend i shenjtë, si një varrezë nën det.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen