Misioni i përhershëm i Francës në OSBE kërkon që opozita të dënojë dhunën e përdorur në protesta dhe të denoncojë autorët e saj.
“E drejta për të protestuar paqësisht është një element thelbësor i rrugëtimit demokratik të një vendi”, thuhet në deklaratën e misionit francez në OSBE.
“Megjithatë të shtunën në 11 maj në Tiranë u vunë re zhvillime të dhunshme në protestat e thirrura nga opozita”, vijon deklarata.
Misioni thekson se është e rëndësishme që opozita të dënojë dhunën dhe të denoncojë autorët e saj, pasi dhuna kompromenton reformat demokratike dhe dëmton imazhin e Shqipërisë.
“Pati të plagosur mes manifestuesve dhe forcave të rendit dhe dëmtime ndaj godinave, përfshirë këtu edhe banesën e përfaqësuesit të OSBE-së në Shqipëri. Është e rëndësishme që opozita të dënojë dhunën dhe të distancohet nga autorët e saj.
Forcat e rendit duhet, nga ana e tyre, të tregojnë vetëpërmbajtje në menaxhimin e manifestimeve. Dhuna dëmton përpjekjet për reformë demokratike dhe imazhin e Shqipërisë.
Vetëm dialogu mund të mundësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të natyrës politike”, thuhet në mesazhin e misionit të Francës në OSBE./tema
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 969
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azinë Qendrore
11 Mars, 07:55
-
Nga duart e krimit te fuqizimi i grave: Transformimi i jashtëzakonshëm i një sipërmarrjeje
8 Mars, 16:28
-
OSBE mbledh gjyqtarët, fokus forcimi i rolit të tyre në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve
7 Mars, 17:18
-
Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së, Tarran thirrje të rinjve dhe diasporës: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar
6 Shkurt, 12:25
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15