Nderohet me titullin “Simbol i Qytetit të Tiranës”, misioni i “Nënë Terezës” në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi shtëpinë e motrave “Nënë Tereza”, ku edhe u dorëzoi titullin, të cilin e vlerësoi si shenjë mirënjohjeje ndaj humanistes së njohur.
Veliaj tha se kjo është një javë, e cila do të ketë shumë aktivitete, për të përjetuar veprën e Nënë Terezës, e cila kulmon me shenjtërimin e saj në 4 Shtator.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës në orën 09:30, në sheshin "Nënë Tereza", ku do të vendoset pllaka e re në kujtim të misionares shqiptare. Do të kemi një shfaqje të meshës në ekran, si dhe një koncert me këngë nga kori i TOB-it. Një mundësi për të gjithë qytetarët, që ndoshta nuk janë besimtarë katolikë, por që kanë dëshirë të përjetojnë ndjenjën e krenarisë për Nënë Terezën”, tha Veliaj
Gjithashtu në Tiranë kanë filluar të vendosen posterat e Nënë Terezës, dy ditë para shenjtërimit të saj nga Papa Francesku në Vatikan.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO