TIRANE - Çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit mbetet një pikëpyetje për ndërkombëtarët, sidomos për misionin vëzhgues ODIHR, i cili harton raportin final për procesin. Në një intervistë për ‘Vizion Plus’ shefja e misionit, amerikania Koni Mek-Kormak, zbulon gjithashtu disa nga gjetjet gjatë monitorimit të zgjedhjeve.
“Situata dhe problematika në
KQZ është një çështje shumë e diskutuar, ajo është renditur si një çështje me natyrë politike edhe pse duhet të ishte një çështje administrative, sipas rregullave të caktuara më herët. Unë mendoj se duhet të ketë përmirësime dhe ne do të nxjerrim edhe rekomandime për këtë çështje. Por duke u ndalur tek momenti aktual, certifikimi i rezultatit është ende i paqartë sesi do të ecë para, sepse siç dihet nga të gjithë ka një kërkesë ligjore për shumicë të cilësuar prej 5 votash që ende nuk ekziston në kompozimin aktual të KQZ", thotë Koni Mek-Kormak.
Vëzhguesit e huaj nënvizojnë se procesi i numërimit të votave mund të ishte shumë më i shpejtë dhe transparent. Zonja Mek-Kormak shton se ndër rekomandimet që do tu ofrohen palëve, është rishikimi i Kodit në këtë aspekt.
“Ka disa rrugë për të përshpejtuar procesin, i cili ishte transparent deri diku, por grupet e numërimit të votave e ndërprenë punën pa ndonjë arsye të fortë dhe kjo duhet riparë edhe në Kod”, shprehet Koni Mek-Kormak.
Në javën e fundit në Tiranë, shefja e ODIHR po mbyll një tur takimesh konsultuese me liderët e partive kryesore politike, fitues apo humbës në garën e 23 qershorit. Ndërsa komunikimi i fundit dhe më i shumëpritur për palët është raporti final, i cili publikohet 8 javë pas mbajtjes së zgjedhjeve. “Pas 11 procesesh elektorale që monitorohen nga ODIHR në Shqipëri ka përmirësime, dhe ato do të jenë pjesë edhe e raportit final”, ka vijuar ajo.
Marrë nga "Vizion Plus"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.5%
-
Jo
33.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4216
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40