Misioni i OKB-së në Kosovë dënon sulmin në komunën Zubin Potok

1732979692_CarolineZiadeh.jpg

 Caroline Ziadeh

Shefja e Misionit të OKB-së në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka dënuar  sulmin e mbrëmshëm në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, ku u hodh në erë kanali i ujit Ibër-Lepencit, që furnizon me ujë  nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social "X", Ziadeh shprehet se ky sulm është thellësisht shqetësues dhe rrezikon të dëmtojë stabilitetin.

“Një hetim gjithëpërfshirës transparent është i domosdoshëm për të identifikuar përgjegjësit dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës”, ka thënë ajo.


Lajmi kryesor:

Hidhet në erë kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës! Kurti: Akt terrorist e dirigjoi Serbia! Vuçiç: S'kemi lidhje! Bislimi: Dyshohet krahu i djathtë i Radoiçiç (VIDEO)


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Radhë e gjatë mjetesh në Portin e Vlorës, shkak kontrollet nga Policia Kufitare

Radhë e gjatë mjetesh në Portin e Vlorës, shkak kontrollet nga Policia Kufitare