Misioni i qeverisë gjermane zhvillon një takim me stafin e AKZM-së

/ ATSH / - Misioni i qeverisë gjermane ka takuar te merkuren Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencise Kombetare te Zonave te Mbrojtura (AKZM), Zamir Dedej, si dhe stafin e kësaj agjencie.
Misioni i qeverisë gjermane, i  kryesuar nga Dirk Schattschneider, përfaqësues i ministrisë gjermane të Ekonomisë, në kuadër të takimeve që zhvilloi me qeverinë shqiptare, pati një takim me përfaqësues të stafit të AKZM-së kryesuar nga drejtori i këtij institucioni, Zamir Dedej.
Në këtë takim, Dedej prezantoi punën e bërë deri tani nga stafi i AKZM-së, objektivat dhe vizionin e agjencisë. Delegacioni i qeverisë gjermane u interesua lidhur me projektet e AKZM-së, kapacitetet e stafit të agjencisë si dhe bashkëpunimet që kjo agjenci ka me vendet e rajonit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës