Misioni ushtarak 'Sophia' vijon operacionet kundër trafikantëve, Mogherini: Nëse Italia nuk do dëshiron ta menaxhojë më, do t'i jepet fund

Mbi 18 mijë emigrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur që prej vitit 2013 në Mesdhe, në përpjekje për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas shifrave të organizatës ndërkombëtare të emigracionit, deri në vitin 2016 që ka mbetur në histori si viti i zi, 5 mijë e 143 emigrantë janë zhdukur në ujërat e Mesdheut. Vetëm në dy javët e para të këtij viti, që sapo ka filluar, 117 persona kanë humbur, dhe 83 persona kanë humbur jetën në Mesdhe.

Duket se masat e marra nga vendet anëtare të BE-së nuk kanë sjellë një përmirësim të kësaj situate, teksa në jo pak raste ka pasur edhe qasje të ndryshme për trajtimin e fenomenit të emigrimit. Ndërkohë, Italia, një prej vendeve më të prekura, nuk po lejon asnjë emigrant të zbarkojë në territorin e saj, duke kërkuar një shpërndarje të barabartë të tyre në të gjitha vendet e bllokut.

Në ujërat detare operojnë disa organizata shpëtimi. Një ndër to edhe Operacioni “Sophia”. Për këtë të fundit Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka nënvizuar se është një përsosmëri e politikës europiane të mbrojtjes kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Mesdhe ku pothuajse e ka ndaluar plotësisht, si dhe ka meritë për trajnimin e rojeve bregdetare libiane, në veçanti për shpëtimin e jetëve. "Sophia solli tërë BE në Mesdhe, ku Italia ishte e vetme para vitit 2015", shtoi ajo. "Nëse sot Italia, e cila ka komandën dhe selinë e operacioneve, nuk dëshiron më ta menaxhojë ne jemi gati ta mbyllim atë", theksoi Mogherini.

"Misioni ushtarak europian ”Sophia” vijon operacionet në luftën kundër trafikantëve në brigjet e Libisë, me pjesëmarrjen e Gjermanisë pavarësisht mos zëvendësimit të fregatës dhe kërcënimeve të Italisë", u shpreh sot komisioneri për Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos. "Nëse Italia, e cila mban rolin e drejtueses vendos t’i japë fund, ky do të jetë vendimi i saj", paralajmëroi ai.

"Roma kërkon të ndryshojë rregullat që imponojnë zbarkimin e personave të shpëtuar në det të grumbulluar nga anijet e operacionit Sophia në portet italiane. Ose të ndryshojnë rregullat, ose t’i jepet fund misionit", pohoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini në një postim në rrjetet sociale.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit