'Miss Gjermania' zgjidhet një nënë 35-vjeçare (FOTO)

'Miss Gjermania' zgjidhet një nënë 35-vjeçare (FOTO)

Leonie von Hase 

Për herë të parë "Miss Gjermania" është shpallur një grua në moshën 35-vjeçare.

Leonie von Hase ishte konkurrentja më e madhe në garën mes vajzave.

Për herë të parë në historinë e konkursit të bukurisë, nuk ka patur një sfilatë me bikini dhe juria ishte e përfaqësuar vetëm me femra.

Leonie, që ishte Miss Schleswig-Holstein, ka marrë kurorën e më të bukurës duke lënë pas 22-vjeçaren Miss Bavaria dhe 23-vjeçaren Miss Hamburgu.

"Gratë nuk kanë qenë të interesuara të përpiqen për një standard konvencional të bukurisë për një kohë të gjatë.

Perceptimi im për një grua ‘të bukur’ është forca, karakteri dhe origjinaliteti që ajo rrezaton",  tha von Hase në faqen e Miss Gjermania.

Konkursi nuk kufizoi moshën e pjesëmarrëseve, duke lejuar që të merrnin pjesë edhe nëna.

Leonie është nëna e një djali të vogël, të cilin po e rrit e vetme.

Ora 16:17
'Miss Gjermania' zgjidhet një nënë 35-vjeçare
12/11
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

    Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën