Vajzat e Miss Globe që përfaqësojnë 44 shtete vizituan sot njërën nga pikat e shitjes së karburantit Alpet, në zonën e ish- Bllokut. Disa prej klientëve të Alpet patën shansin që shërbimi t'iu ofrohej nga vajzat e Miss Globe.
Sigurisht që bukuria botërore e mbledhur në Tiranë nuk mund të largohej pa një eksperiencë të tillë, duke qenë se “Alpet” është edhe sponsor i Miss Globe 2016.
Vajzat kanë vizituar një pjesë të mirë të vendit dhe janë prezantuar me bukurinë shqiptare. Pjesë e së cilës është edhe cilësia që Alpet i ofron tregut vendas. Për disa prej tyre vendi ynë është një vend me klimë të ngrohtë dhe për të tjera, me klimë të ftohtë, por si përfundim, të gjitha mendojnë se vendi ynë siguron një mirëpritje të ngrohtë.
“E dua Shqipërinë, njerëzit janë shumë miqësorë dhe i vetmi problem që kam hasur këtu është fakti se është më ftohtë se në vendin tim. Kjo me ka sfiduar disi. Ndërsa vendet që kemi vizituar kanë qenë shumë të bukur", thotë Miss Nigeria
“Është hera e parë që kam vizituar dhe është një kënaqësi e veçantë të jesh këtu. Njerëzit janë shumë miqësorë, dhe ushqimi është i shijshëm por moti është shumë më ndryshe nga vendi ku unë vij, nga Afrika e Jugut”, shprehet Miss Afrika e Jugut
“E vetmja gjë që dija para se të vija këtu ishte Nënë Tereza. Por tani që kam shansin të komunikoj me shqiptarët mund të shoh cilësitë e Nënë Terezës. Unë flas me shqiptarët, organizatorët janë shqiptarë dhe e shoh që janë shumë humanitarë”, thotë Miss Armenia.
Alpet tashmë me rreth 10 vite në tregun vendas, siguron që imazhi i kësaj shoqërie mbetet e pandryshuar tek klientët, por edhe dashamirës ndaj artit dhe të bukurës. Miss Globe zhvillohet pas 3 ditësh.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.1%
-
Jashtë
17.6%
-
Nuk lëviz
34.3%
Vota total: 3103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli
8 Gusht, 18:08
-
Spahiu: Nëse Kurti pengon projektin 'franko-gjerman', para se Trump të vijë në pushtet, rrezik për Kosovën
8 Gusht, 18:01
-
Vrasja e ndodhur në 2010 në Gjermani! Shqiptari arrestohet pas 14 vitesh në aeroportin e Roterdamit
8 Gusht, 17:58
-
Ironia e Spahiut: Pse opozita nuk protestoi sot para Bashkisë Himarë, por në Bashkinë e Tiranës?
8 Gusht, 17:53
-
Spahiu thirrje Edi Ramës: Mos e betonizo Dhërmiun dhe Himarën, si Berisha 'Shkëmbin e Kavajës'
8 Gusht, 17:48
-
Spahiu: Protestat me 50 veta të dështuara para Bashkisë, po rrisin politikisht profilin e Erion Velisë
8 Gusht, 17:39
-
Të shpresosh tek fitorja, se ata që urrejnë Ramën, janë më shumë se ata që urrejnë Berishën
8 Gusht, 17:39
-
Ja pse duhet të mendoheni dy herë, para se të pini ujë nga shishet plastike
8 Gusht, 17:35
-
Ligji i ri i ‘Diplomacisë’! Mandati i ambasadorit 4 vjet, futet për herë të parë ‘Akademia Diplomatike’
8 Gusht, 17:31
-
A s’të vjen marre? Stresit nuk i del e keqja ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë
8 Gusht, 17:18
-
‘Leje unike!’ Shërbime të reja në e-Albania për punësimin e të huajve
8 Gusht, 17:09
-
Vrasja në azilin privat në Tiranë, arrestohen 2 infermieret e turnit, nuk kallëzuan ngjarjen
8 Gusht, 17:08