Miss Shqipëria 2017 i bashkohet
revolucionit të gjelbër në Tiranë

Miss Shqipëria 2017 i bashkohet<br />revolucionit të gjelbër në Tiranë<br>

Pak ditë larg nga 21 Marsi, Dita Botërore e Pyjeve, Bashkia e Tiranës është shumë afër vendosjes së rekordit për të mbjellë 100 mijë pemë gjatë një sezoni të vetëm mbjelljesh. Një arritje kjo jo vetëm e vendosmërisë së Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera, por edhe e vet qytetarëve dhe personazheve të tjera publike që janë bërë pjesë e këtij revolucioni të gjelbër. Së fundmi kësaj nisme i është bashkuar edhe Miss Shqipëria.

Organizatori i këtij eventi të përvitshëm të bukurisë shqiptare, Petri Bozo dhe Miss Shqipëria 2017, Alessia Çoku, kanë mbjellë disa pemë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, duke kontribuar kështu për gjelbërimin dhe një qytet më të mirë për brezat e ardhshëm.
 

“Faleminderit Petri Bozo dhe familja e Miss Shqipëria, me përfaqësuese Miss Shqipëria 2017 Alessia Çoku që i dhuruat Parkut të Madh pesë pemë katalpa!”, shkruan APR në faqen e saj në facebook ku dhe ka publikuar dhe disa foto nga puna për mbjelljen e pemëve.


(Miss Shqipëria 2017 i është bashkuar revolucionit të gjelbër për mbjelljen e pemëve në Tiranë )

 

e.gj/Shqiptarja.com

1/2
//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

'Për herë të parë në det', Arbër Hajdari publikon foton me të bijën në plazh

'Për herë të parë në det', Arbër Hajdari publikon foton me të bijën në plazh