Miss Shqipëria : 32 vajza në garë nga gjithë Shqipëria

Miss Shqipëria : 32 vajza në garë nga gjithë Shqipëria
Është kryer përzgjedhja e parë e vajzave që do të konkurojnë në edicionin e 14-të të konkursit “Miss Shqipëria 2012”. Përgjatë tre ditëve, më 28,29 dhe 30 maj, grupi orgaizator i “Deliart Association” ka kryer seleksionimin, të 250 kandidaturave të paraqitura për spektaklin e këtij viti, prej të cilave janë përzgjedhur vetëm 32 prej tyre. "Nga të gjitha prurjet dhe regjistrimet që kanë ardhur pranë zyrave të Deliart, mendojmë se do të ketë një pjesëmarrje shumë cilësore të vajzave në këtë eveniment", tha producenti Petri Bozo". Siç është bërë traditë tashmë, edhe në këtë edicion, deri në mbrëmjen finale vajzat konkurente të këtij viti do të shijonë rrugëtimin e “Miss Shqipërisë” nëpër trevat historike dhe turistike të vendit tonë. Harta e këtyre udhëtime është e shtrië nga Veriu në Jug, përgjatë të cilave organizatorët kanë planifikuar aktivitete të veçanta, minikonkurse, pjesë e formatit të Miss Shqipëria, dhe mbi të gjitha një prezantim të historisë së lashtë shqiptare. 
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën