Bukuroshja që përfaqëson Shqipërinë në eventin e bukurisë “Miss Univers”, është kthyer në femrën më të pëlqyer në internet. Trejsi Sejdini është vetëm 18-vjeçe dhe tashmë ka adhurues nga e gjithë bota.
Ajo ndodhet aktualisht në Bankok, Tajlandë ku do të mbahet eventi i bukurisë dhe pritja që i kanë bërë atje është vërtet për t’u surprizuar. Trejsi ndodhet së bashku me drejtorin kombëtar të “Miss Universe” për Shqipërinë, njëherësh producent i spektaklit të bukurisë, i cili shprehet shumë entuziast për pritjen që i kanë bërë.
Edhe vetë ylli shqiptar ka publikuar foto të shumta në Instagram ku shihen njerëz që e rrethojnë me flamuj shqiptarë, të huaj që bëjnë shqiponjën dhe pankarta që e cilësojnë Trejsin si të preferuarën e tyre.
E gjithe bota Hahaha Do aziatike nga malajzia shikoj une aty
Përgjigjushif na qenka dhe eduart LGBT-ja ne foto
Përgjigju