Vajza ishte shprehur disa herë se nuk kishte ndërmend të kryente operacionin duke dashur të dobësohet nëpërmjet ushtrimeve. Mirëpo sipas vëllait të vajzës klinika private kishte insistuar disa herë që ajo të zhvillonte operacionin, por Cando vijonte të mos pranonte.
Sipas tij ajo kishte menduar t’ia dhuronte dikujt tjetër këtë ndërhyrje të fituar, por në fund vendosi ta kryejë vetë vetëm që të pushonin telefonatat. Ndërhyrja rezultoi tragjike për të dhe tashmë përgjegjësit e klinikës private janë arrestuar. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i vdekjes së missit ndonëse dyshohet për arrest kardiak.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)