Ende mister vdekja e 53-vjeçarit në Itali një vit më parë! Dyshohet se e ka vrarë kolegu i tij shqiptar

Ende mister vdekja e 53-vjeçarit në Itali një vit më parë! Dyshohet se e ka vrarë kolegu i tij shqiptar

Foto ilustruese

Një vdekje me mister është ajo e 53-vjeçarit italian Antonio Masia në itali. Ai u gjet i pajetë më 25 korrik të 25 korrik 2023 në Sassari të Italisë, raportojnë mediat e huaja.

Prokurori Publik i Sassarit, siç raporton gazeta La Nuova Sardegna, ka futur në listën e të dyshuarve për vrasje me dashje një nga kolegët e viktimës, shqiptarin Arben Luri, 48 vjeç.

Dyshohet se vdekja fillimisht ishte konstatuar e natyrshme, e shkaktuar nga një atak në zemër, por më vonë dyshimet u ngritën mbi një aksident në punë, ku trupi i tij i pajetë ishte fshehur nga dikush për të penguar hetimet dhe për të fshehur provat.

Në kuadër të hetimeve, një tjetër koleg i Masias, Fabio Mario Saba, po hetohet për vrasje nga pakujdesia, fshehje trupi, zjarrvënie e rëndë dhe ndotje mjedisore.

Sipas Prokurorisë Publike italiane, ishte ai pikërisht kolegu i tij ai që shkatërroi një pjesë të madhe të impianit të mbetjeve Gesam 12 ditë pas vdekjes së Masias.

Tri persona të tjerë dyshohen për zjarrin në zonë. Ata janë Stefano Squintu, menaxheri i Gesam, Innocenzo Mario Giannasi dhe sipërmarrësi Federico Soro, i cili ishte në bisedime për të marrë kompaninë për një shifër rreth 11 milionë euro.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!