Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare reagon sërish për anijen tregtare e cila kishte në ekuipazh 5 shqiptarë dhe ishte ndaluar në Libi, por fati i marinarëve ishte mister.
Në një njoftim për mediat Ministria Jashtme sqaron se marinarët janë në anije dhe janë siguruar se nuk kanë asnjë problem.
‘MPJ ka marrë të gjitha kontaktet e mundshme dhe kemi bërë ndërhyrjet tek libianët. Po e ndjekim instensivisht situatën. Po kërkojmë e përpiqemi për kthimin e tyre” thuhet në njoftimin për mediat.
Një ditë më parë buletini i Rojes Bregdetare në Libi njoftoi se një anije me flamur panamez me pronar shqiptar ishte ndaluar në Libi.
Report TV mësoi se Anija me flamur panamez është bllokuar nga autoritet libiane disa milje larg nga brigjet e Sabratah dhe Surman ne 16 shtator prane Tripolit, sic mund ta shikoni edhe nga të dhenat e siguruara nga Report TV nga transponderi GPS në bordin e anijes Cargo të quajtur NS Roger me flamurin e Panamasë që e mban prej vitit 2013.

(Pozicioni aktual i anijes)
Para vitit 2013 anija mbante flamurin e Frontit Nacional Clirimtar të Vietnamit (VC flag - National Liberation Front (Việt cộng) The NLF of Vietnam (Vietcong) me emrin “MRW REVENGE”.
Ndërkohë që kur është ndërtuar në vitin 1984 anija 82 metra e gjatë ka ndërruar emrin edhe tre here të tjera ndër vite.
Në lundrim e sipër, anija është kapur të premten nga autoritetet ushtarake bregdetare të Libisë, të cilat e kanë detyruar anijen të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zauya-s, një port kryesisht karburantesh, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Tripolit.
[gallery]23922[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO