Misteri i aksidentit ku vdiq Elena zbulohet pronari i 'Benz'-it vrasës
Report Tv ka zbuluar të tjera detaje aksidentin tragjik në Maminas, ku humbën jetën dy persona, 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe drejtuesi i taksisë ku ajo po udhëtonte, Bujar Agalliu. Për ngjarjen është shpallur në kërkim Fatjon Zhaborja, drejtues i "Benzit S-Class" me targa AA 060 SP i cili shkaktoi aksidentin fatal duke nxjerr nga rruga taksinë. Ndërkohë që është zbuluar edhe pronari i automjetit vrasës, Dardan Gjeka, 24-vjeç.
Report Tv ka zbuluar të tjera detaje për aksidentin tragjik në Maminas, ku humbën jetën dy persona, 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe drejtuesi i taksisë ku ajo po udhëtonte, Bujar Agalliu. Për ngjarjen është shpallur në kërkim Fatjon Zhaborja, drejtues i "Benzit S-Class" me targa AA 060 SP i cili shkaktoi aksidentin fatal duke nxjerr nga rruga taksinë. Ndërkohë që është zbuluar edhe pronari i automjetit vrasës, Dardan Gjeka, 24-vjeç, nga Shkodra i cili nga ana e tij mohon të ketë lidhje me ngjarjen.
Dyshohet seviktima Elena Avdillari dhe 24-vjeçari mund të kenë pasur njohje me njëri-tjetrin. Kjo pasi, sipas burimeve të policisë për Report Tv në bazë të sistemit TIMS, ata kanë hyrë dhe dalë vazhdimisht nga Shqipëria në të njëjtat data. Të dhëna të cilat shtojnë dyshimet se Elena Avdillari është shoqëruar nga Dardan Gjeka në këto hyrje-dalje të konstatuara nga TIMS-i, përmes pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit.
Daljet nga Hani i Hotit i konfirmon edhe vetë Dardan Gjeka në një lidhje telefonike për Report Tv, por mohon që të ketë pasur njohje me Elenën apo edhe ta ketë shoqëruar atë. Ai thotë gjithashtu se ka udhëtuar edhe drejt Italisë për arsye personale.
Sa i takon pronësisë së automjetit, Gjeka e ka derguar ne Report Tv aktin noterial të shitjes së "Benzit" te Fatjon Zhaborja në datën 22 janar 2018, por nuk ka ndërruar pronësinë, çka do të thotë se automjeti tip "Benz S-Class" rezulton pronë e tij për arsye të cilat nuk sqarohen. Ndërsa në dëshminë përpara policisë së Durrësit, është shprehur se në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë në autostradë ai ka qenë në kryeqytetin malazez, Podgoricë, për një problem familjar.
(Dëshmia e 24-vjeçarit në Policinë e Durrësit)
Në automjetin "Benz" dyshohet se kanë qenë dy persona, pasi në sediljen e pasagjerit janë gjetur njolla gjaku. Ndërkohë që është hedhur dritë mbi drejtuesin e makinës së tragjedisë, Fatjon Zhaborja, një personazh ky i njohur për policinë pasi 13-vjet më parë është dënuar për tentativë vrasje me thikë. Pas aksidentit fatal ai ka braktisur "Benzin" dhe është larguar në drejtim të paditur.
Dardan Gjeka për Report Tv: S’jam në kërkim, makinën e shita Dardan Gjeka, 24-vjeçari nga Shkodra tha në një telefonatë në redaksinë e Report Tv se ka dhënë dëshminë e tij përpara policisë së Durrësit mëngjesin e sotëm, pak orë pas tragjedisë. Ai thotë se automjetin e ka shitur te Fatjon Zhaborja rreth një muaj më parë, më konkretisht në datën 22 janar 2018.
"Nuk jam në kërkim. Kam shkuar në tetë të mëngjesit në policinë e Durrësit dhe kam dhënë shpjegimet, kam çuar aktin e shitjes së makinës. Automjetin e nxora në internet në shitje dhe më mori në telefon burri i huaj para një muaji e gjysmë. Ia kam shitur, kam bërë aktin e shitjes dhe ai iku në punë të vet. Nuk kam njohje me viktimën dhe as me personin që ka shkaktuar aksidentin. Nuk e kam parë dhe as kam dëgjuar më për Fatjon Zhaborjen", ka thënë Dardan Gjeka pas një telefonate në redaksinë e Report Tv.
(Akt-shitja e makinës së Dardan Gjekës te Fatjon Zhaborrja)
Redaksia Online l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.2%
Të gabuar
68.4%
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3326
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?