"Misteri i dosjeve" Bashkim Shehu
shpallet shkrimtari më i mirë

shpallet shkrimtari më i mirë">
Bashkim Shehu, djali i ish kryeministrit të diktaturës Mehmet Shehu është shpallur shkrimtari më i mirë për vitin 2015. Ai dhe përkthyesja Edit Dibra janë vlerësuar si krijuesit më të mire.

Çmimet Letrare Kombëtare për krijimtarinë më të mirë të vitit 2015 janë ndarë këtë të martë në Ministrinë e Kulturës, në praninë e autorëve të nomimuar për çmimin final dhe të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.
 
Ishin të pranishëm gjithashtu edhe shkrimtarë e përkthyes të njohur për të nderuar fituesit me dhënien e çmimeve. Pas disa çmimeve motivuese për mbështetësit e aktiviteteve të Ministrisë së Kulturës në shpërndarjen dhe leximin e librit, u dha çmimi i përkthyesit më të mirë për vitin 2015. Përkthyesi i njohur Shpëtim Çuçka ia dorëzon çmimin e përkthyeses më të mirë Edit Dibrës për romanin “Robinja” të Marsel Proust.
 
Ndërsa çmimi i shkrimtarit më të mirë iu dha Bashkim Shehut për romanin “Udhëzues për misterin e dosjeve”. Bashkim Shehu djali i ish kryeministrit të diktaturës Mehmet Shehu, pas vetëvrasjes së të atit vuajti burgun komunist.

Në këtë libër ai ka përdorur motivet e historisë familjare për të përshkruar në mënyrë simbolike rolin e sigurimit të shtetit në forcimin diktaturës dhe mitizimin e saj.

Çmimin e shkrimtarit më të mirë e deklaroi ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, sepse vetë shkrimtari që aktualisht jeton në Spanjë nuk ishte i pranishëm, por dërgoi një letër falënderimi për vlerësimin e veprës së tij. Çmimin e Bashkim Shehut e tërhoqi botuesja e tij Irena Toçi, presidente e shtëpisë botuese “Toena” 

[gallery]20141[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur