Misteri i një fotoje të një dite tragjike gjatë 11 shtator 2001 në Nju Jork.

Misteri i një fotoje të një dite tragjike gjatë 11 shtator 2001 në Nju Jork.

Foto nga ngjarja e 11 shtatorit

Data 11 Shtator është futur në historinë njerëzore si një ditë tragjike.

Më shumë se 3 mijë njerëz humbën jetën nga sulmet mbi dy kullat binjake në Nju Jork, në një sulm që u konsiderua si terrorist, pas së cilës pasoi ndërhyrja amerikane në Irak dhe Afganistan.

E gjitha çfarë ndodhi atë ditë u fiksua në shumë pamje e foto. Por njëra prej tyre bën diferencën: ajo e një njeriu me gjasë është vetëhedhur e po bie në një vdekje të sigurt, nga lartësia e njërës prej kullave.

Ishte një ditë në të cilën mijëra njerëz humbën jetën, ditë e cila ndryshoi rrjedhën e historisë botërore dhe vdekja e një njeriu mund të duket e parëndësishme.

Ndaj, fotoja e rënies së tij së shpejti do shkonte drejt harresës, kryesisht dhe për shkak të presionit publik. Çdo media që e postoi atë pamje u godit menjëherë nga kritikat. Identiteti i një personi, vdekja e të cilit u përjetësua nga lentja e fotografit të Associated Press, nuk u konfirmua asnjëherë.

Supozohet se pothuajse 200 njerëz u vetëhodhën duke shkuar drejt një vdekjeje të sigurt, duke konvertuar mënyrën e ikjes nga kjo botë, pra shmangur djegien dhe zgjedhur hedhjen.

Më pas, mijëra trupa u gjetën nën ton çeliku dhe betoni, gjë që e komplikonte më tej identifikimin e viktimave.

Në dy hetime të ndryshme, padi dy versione të ndryshme të identitetit të personit në foto.

Në fillim, ishte gazetari kanadez Peter Chaney që arriti në përfundimin se njeriu në foto ishte Norberto Hernandez, një kuzhinier i Windows-it, restorantit të famshëm që ndodhej në majë të kullës veriore.

Edhe disa anëtarë të familjes Hernandez ishin të bindur se bëhej fjalë për Norberton. Por pas një rishikim më të hollësishëm të fotografive të tjera, u arriti në përfundimin se njeriu “në fluturim” nuk kishte Norbertoja.

Në një hetim tjetër nga revista Esquire, gazetari Tom Junod arriti në përfundimin se mund të bëhej fjalë për 43-vjeçarin Jonathan Briley. Edhe ai ishte pjesë e stafit të Windows-it që punonte aty si teknik.. Ekzistoi një teori se, nëse ishte me të vërtetë Briley, ai aksidentalisht ra nga restoranti dhe nuk u vetëhodh.

Kreu i rrjetit Windows-it në botë, Michael Lomonaco, tha se ekzistonte një mundësi që vërtetë mund të ishte Briley. Edhe motra e tij, Gwendolyn, gjithashtu mendoi se në foito ishte Jonathan.

Kur e pashë për herë të parë foton dhe dallova aty një njeri të gjatë, thashë me vete: ‘sikur të mos e njihja mirë do mendoja se është Jonathan’.

Ka deklaruar Gwendolyn në vitin 2003.

Por dhe ky version ra. Identiteti i personit në foto kurrë nuk ndoshta nuk do të përcaktohet me siguri, por do të mbetet i regjistruar në histori si treguesi më i spikatur i pafuqisë njerëzore përballë terrorizmit të marrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI