Misteri i pasurisë së Këlliçit, BMW luksoze, pemëtore e 90 mijë USD me rrogë modeste! Mungojnë të dhënat për bashkëjetuesen! Gënjeu për vlerën e makinës?

Misteri i pasurisë së Këlliçit, BMW luksoze, pemëtore e 90 mijë USD me rrogë modeste! Mungojnë të dhënat për bashkëjetuesen! Gënjeu për vlerën e makinës?

Belind Këlliçi

Belind Këlliçi, kandidati i Foltores për Bashkinë e Tiranës regjistruar nën siglën e partisë së Ilir Metës, ka theksuar se është ndihmuar nga familja për të përballuar shpenzimet, pasi rroga e tij është e ulët, deri në 2.5 milionë lekë të vjetra në muaj si deputet, ndërsa nëse do të zgjidhet kryetar bashkie rroga do të jetë deri në 2 milionë lekë të vjetra në muaj. Por ndryshe nga qëndrimet publike të Këlliçit, disa fakte dhe rrethana ngrenë dyshime mbi pasurinë dhe të ardhurat e kandidatit për Bashkinë e Tiranës.

Belind Këlliçi ka deklaruar për herë të parë pasurinë në shtator të vitit 2021 pasi mori mandatin e deputetit. Edhe pse me paga modeste deri në atë kohë në Bashkinë e Tiranës dhe më pas si i punësuar pranë Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaron mbi 90 mijë USD në llogari bankare dhe cash. Këlliçi deklaron një pemëtore në Ibë me sipërfaqe 1 mijë m2, me vlerë 4.7 milionë lekë të vjetra, si dhe një makinë të BMW, me vlerë 13 800 euro. Si burim të pasurisë Belind Këlliçi deklaron kursimet e tij nga të ardhurat në vite, si dhe të ardhura dhe kontribute familjare, kryesisht nga vëllai.

-Së pari, në deklarimin e pasurisë, nuk qartësohet se sa është shuma që Këlliçi ka kursyer nga pagat e tij ndër vite, sa është kontributi i vëllait dhe i familjarëve të tjerë. Deklarimi është tepër përgjithësues dhe i mjegullt.

-Së dyti, ndryshe nga subjektet e tjera deklaruese, Belind Këlliçi nuk referon datën e saktë se kur e ka blerë pemëtoren dhe makinën. Data është një element i rëndësishëm dhe jo pa qëllim e kërkon ligji, pasi me kalimin e kohës makinës mund t’i bie vlera për shkak të amortizimit, ndërsa pronës mund t’i rritet vlera.

-Së treti, ka dyshime se vlera e makinës së deklaruar nga Belind Këlliçi mund të jetë më e lartë nga sa është deklaruar. Nga verifikimet që ka kryer Shqiptarja.com, rezulton se makina tip BMW, është viti prodhimi 2017, me naftë dhe me cilindrate 2993 CC, e ardhur nga Kanadaja. Vetëm TVSH-ja në doganë ka kushtuar rreth 4 milionë lekë të vjetra.

Meqenëse TVSH-ja është 20 %, makina ka kushtuar të paktën rreth 20 mijë USD. Këlliçit i është zbritur TVSH-ja pasi ka përfituar nga statusi i deputetit. Çdo deputet, një herë gjatë mandatit, ka të drejtë të fusë send apo mall pa paguar detyrime doganore, me kusht që malli të ketë lidhje me punën e tij. Këlliçi ka zgjedhur të fusë një makinë. Më pas, Këlliçi deklaron se e ka shitur makinën po aq sa e ka blerë, për të blerë një makinë tjetër me vlerë 15 600 euro.

-Së katërti, Kandidati i Foltores për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi nuk deklaron as pasurinë e bashkëjetueses së tij, me të cilën është shfaqur si çift prej vitesh. Nga burime të hapura, thuhet se Këlliçi bashkëjeton prej kohësh me A. Sh.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arlind qorrin….kurre: 30/03/2023 01:02

    Ky qorri qe thoni ju eshte “produkt”alla agush-silikone,thellohuni dhe kthjellohuni para se te votoni se na moret me qafe. Agushi nuk ngopet vetem me kellic kerricin, por do edhe qorrin, qe ti mbushen kutite e votimit plot. O zot na ruaj nga nga hajdutet dhe trafikantet e votave, partia e lekut do hidhet ne sulm per te paguar e vjedhur sa me shume vota.

    Përgjigju
  • Linda: 29/03/2023 21:28

    E verteta reale dhe e cuditshme ne vendin tone eshte qe cdo person sa mere pak pushtet politik apo qeveritar pasuhoret si me shkopin magjik.Asnje nuk mendon si te rregullohet ky vend apo si te zgjidhen hallet e popullit.Si partit e vjetra te votojm si te rejat ne fund te tere si Kellici e Likja do behen.

    Përgjigju
  • Faik: 29/03/2023 20:34

    KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES. O POPULL i Tiranès nga KRYEHAJDUTI , dhe KRYE MASHTRUESI ORDINER Belind DITÈZIU dhe SURRAT ZIU i SHÉMTUAR !! Dhéndri i ZI i Artan Shkrelit qè èshtè nè QEVERI bashkè me Vjerrèn Ledi Shamku !! Belind DITÈZIU qé Vjerrin dhe Vjerrèn me PS , kurse vet Belind SURRATZIU me PD KRIMIN dhe bishti i Sali KRIMIT DITÉZI !! KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES , O POPULL i Tiranès kur tè VOTONI , sepse edhe Lali Eri NUK èshtè ZGJEDHJA e duhur !!! VOTONI ARLIND QORRIN , sepse ARLIND QORRI PÉRFAQÈSON 90% tè POPULLIT tè NDERSHÉM , dhe JO HAJDUTÈT , KRIMINELÈT , BANDITÈT dhe MAFIEN !!

    Përgjigju
  • Doci: 29/03/2023 20:17

    Ok ky mostra ka lek te pajustifikuara po lali fiku a eshte ok ?

    Përgjigju
  • Faik: 29/03/2023 19:44

    KéRRiÇ Belindi KRYE MASHTRUES , KRYE BANDIT dhe KRYE HAJDUT ORDINER !!! Bishti i Saliut dhe i BANDÈS KRIMINALE té PD KRRIMIT dhe HAJDUTÉRISÈ! Belind DITÉZIU dhe SURRAT ZIU , qè kèrkon edhe BAKLLAVA edhe SHEQERPARE !!! Belind HAJDUTI PA ARSIM tè MESÈM , qè na del me "SHKOLLÈ té LARTÉ" , ka blerè me LEK DIPLOMÉN e SHKOLLÈS sè MESME tek BANDITÈT PRONARÈ te Shkollès 'Harry Fultz' !!! Belind KORBI i ZI HAJDUT , qè VJERRIN e ZI Artan Shkreli e ka nè Qeveri me PS , bashkè me VJERRÉN Ledi Shamku , kurse vet Belind SURRAT ZIU , èshtè BISHTI I ZI i Saliut tè KRIMIT dhe té MAFIES !!! KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES NJÉ MIJÈ herè O POPULL i Tiranès , MOS u MASHTRONI ,nga ky PERVERS i NEVERITSHÈM , sepse edhe vet NUK i beson ato MASHTRIMET qè ja ks mèsuar Sali KRIMI !! EDHE Lali Erin BOJKOTOHENI , sepse ja ka dorèzuar Tiranèn MAFIES sè KOKAINÈS dhe MAFIES sè KORRUPSIONIT SHTETÈROR , tè KULLAVE dhe NDÈRTIMEVE PA KRITER , duke e SHNDÉRRUAR TIRANÉN nè KANDAHAR (AFGANISTAN) !!! ARLIND QORRI ,ARLIND QORRI , ARLIND QORRI dhe vetém ARLIND QORRI éshté e vetmja ZGJEDHJE e duhur qé i duhet TIRANÈS dhe KRYEQYTETIT ! NJERI i PAPÈRLYER nè Afera apo Korrupsion . VOTONI ARLIND QORRIN pèr NDRYSHIM , sepse PÉRFAQÈSON 90% tè SHQIPTARÉVE , dhe JO HAJDUTÈRINÈ apo MAFIEN e Politikes KRIMINALE 32 Vjeçare .

    Përgjigju
  • harixhiu: 29/03/2023 18:42

    e di qe nuk do e botoni komentin por nuk e le pa e shkruajtur pse keni zili ju o njerez qe ky ka lek?ky ka rracen sic thot kenga: skemi frik nga era skemi frik nga shiu jemi rrac e forte ...rrac harixhiu i ka bere me lekt e kanoceve o ziliqare se kur ju shkonit ne shkolle ky mblidhte kanoce ...pavarsisht qe na del dhe me shkoll se nuk e ka mbaruar por ska gje se e ka ble diplomen

    Përgjigju
    • Bobi: 29/03/2023 19:34

      Po pse mo njerzit budallenj janë që te mos e kuptojne ,njerzit kane nje jete jashte shqiperise me rroga vjetore 60 -70 mije dollarë ne vit dhe nuk mund ti kursesh qa shume lekë per 10-15 vjet me rrogën she Shqipëri.

  • Tori: 29/03/2023 17:44

    Ky ka vjedhur lekët e shqiptarëve. Bëri dy dasma (njërën në kalanë e UNESCO) me kursimet e mamasë. Taksat e Tiranës i përdor për qoka dhe pagesa gazetarësh. Ah Belind Këlliçi që ke 10 vjet që na pi gjakun!

    Përgjigju
  • juri: 29/03/2023 17:06

    ia ka lene mamaja me pension....mos votoni per keta plehra me b.m.v...votoni endri shabanin..

    Përgjigju
  • Aqif Kaçupi: 29/03/2023 15:42

    Belind Kërriçi i gjithi piçi na doli mashtrus më keq se Shefi i tij Sali Bajga e qelbur.

    Përgjigju
  • Gjergj: 29/03/2023 15:38

    "Zgjidhni" o shqiptarè. Ose tigrin, me dashnore e vila, ose Kèrriçin qè e ka "ndihmuar vèllai" pèr tu bèrè i kamur. E ngatèrruar kjo botè, e koklavitur shumè. Njèra, thotè, milionat mi dha mamaja. Kush èshtè mamaja? Po,,shitèse qepèsh tek qyteti studenti. Ky tjetri, thotè vèllai mi dha sepse atè e kish lindur nèna pèr tè bèrè me para tè tjerèt. Unè, do dal nga liqeni, atè ditèn e zgjedhjeve. Do marr ca bukè me vete dhe do kaloj ditèn atje. Do vras mèndjen, pèrse kèta tè mijtè (prindèr e vèllezèr), nuk mè sjellin edhe mua ca qereste? Unè, nuk kam votè pèr ordinerè. QIBARÈT LE TÈ MBYLLIN VESHÈT,,,KAM NIET TÈ VETE TÈ SHES M... SESA TU MBUSH KOKÈN SHQIPTARÈVE SEÇ,ÈSHTÈ LIRIA (F.Konica).

    Përgjigju
    • Gjergj: 29/03/2023 15:59

      Nuk jam i mendimit qè ndokush nga ju, èshtè aty pèr tè korrigjuar Konicèn dhe veprèn e tij. Autori, pèrdor jo pa qèllim atè fjalè. Realiteti, èshtè apo ishte i tillè,,atèbotè por shumè mè tepèr sot. Punè tè mbarè nè detyrèn tuaj fisnike tè mbrojtjes sè gjuhès sonè.

  • Agimi: 29/03/2023 14:38

    Bemë baba politik te te ngjaj. Po mos e bënte mashtdrimin nuk konsiderohej i denje per tu mbeshtetur.

    Përgjigju
  • Zini: 29/03/2023 14:19

    Te fejuaren e ka me leke, po edhe ajo u ndihmua nga babi Tani dhe nga mami Ledi si studiuese e shqipes. Si behen me leke nenpunesit e thjeshte te shtetit? Kjo, vetem ne Shqiperi ndodh.

    Përgjigju
  • Tami: 29/03/2023 13:58

    Po kjo fytyre down, djali iZanes , e “persekutuara” e Myslim Shyrit, nuk i hyri kot politikes, i ndjene shpejt perfitimet e tranzicionit, rrace e keqe! Gjithe blloku i urren. Ja dhe shpresa tek te rinjte, keta jane klonuar nga udheheqesit shpirterore. Deshiron te behet kryetar i bashkise qe te shtoje prona e pasuri, pemetoredhe ullishte, mashtrues ordinere. Z. Kokalari e njohu mire kete pllazem te shemtuar.

    Përgjigju
    • Patrioti vertete: 29/03/2023 17:07

      Po apartamentin e "blere" me 50 mije USD ne zonen me te shtrenjte te Tiranes qe kushton realisht 250 mije Euro, "dhuruar" nga nje ndertues, ku e ka deklaruar. Ky eshte nje i paafte dhe qelbesire qe do "ndryshoje" Tiranen. Ku kujton se nuk merren vesh keto, Tirana eshte sa nje pordhe dhe tiranasit e vertete dijne cdo gje. Ik qerrohu kerric, hajdut pa marre akoma post.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës