Artan Gjermeni, gjyqtari i cili i dha pafajësinë ish-guvernatorit Ardian Fullani, është paraqitur mbrëmjen e së dielës pranë urgjencës së QSUT-së, pasi kishte marrë 4 plagë të shkaktuara nga mjete prerëse, kryesisht në dorë dhe krah.
Bluzat e bardha menjëhere kanë kryer shërbimet e nevojshmë për ish-anëtarin e KLD-së, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë dhe pa probleme.
Dëshmia
Policia ka zbarkuar me urgjencë në vendngjarje, ndërsa Gjermeni i pyetur për rrethanat e ngjarjes ka pohuar se është vetplagosur në ambjentet e garazhdit të shtëpisë së tij. Ndërkohë burime informacioni pranë policisë së shtetit bëjnë me dije për Shqiptarja.com se ka dyshime të forta që gjyqtarin, Artan Gjermeni, ta kenë plagosur .

(Njollat e gjakut tek makina e gjyqtarit)
Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Dyshohet se ndaj Gjermenit ka patur një sulm për shkak të detyrës.

(Makina tip Smart e Gjyqtarit Gjermeni tek spitali Nënë Tereza)

Orët e vona të mbrëmjes së dielës, Gjermeni i shoqëruar nga familjarë dhe të afërm ka lënë ambjentet e QSUT dhe është nisur drejt banesës së tij. Menjehere pas daljes nga spitali ai u shpreh: "Ishte thjesht aksidentale, u plagosa me llamarinë pse e beni kaq alarmante"

(Gjyqtari Artan Gjermeni)
Kujtojmë se prej më shumë se 10 vitesh, Artan Gjermeni, është gjyqtar iGgjykatës së Tiranës. Me herët ka qënë ish anëtar i KLD dhe ka mbajtuar postin e kreut te gjykatës së Lushnjës.
Informacioni i policisë
Shtetasi A.Gj, ka shkuar te marre mjekim ne spitalin "Nene Tereza", pasi ka deklaruar se aksidentalisht eshte prere me nje mjet preres llamarine ne shtepine e vete.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO