Policia e Tiranës ka arrestuar 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, nipi i Vladimir Gjutës, pas ngjarjes së ndodhur në hotelin e familjes së tyre ku në 18-vjeçare u plagos me armë zjarri.
18-vjeçarja ishte e dashura e Erisjaldo Gjutës dhe ngjarja e ndodhur ka shumë hije dyshimi nëse ajo është vetë-plagosur apo nëse e ka plagosur dikush tjetër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale 'Moskallëzim i krimit', 'Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës', kryer në bashkëpunim, dhe 'Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit', thuhet në njoftimin e Policisë.
Erisjaldo Gjuta, i dashuri 22-vjeçar i 18-vjeçares që dyshohet se u vetëplagos në hotelin "Gjuta" në Tiranë, ka deklaruar se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës.
Sipas tij janë ngjitur me vrap në dhomën ku ishte e dashura, dhe e kanë gjetur të plagosur. Fillimisht kanë tentuar t'i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja është serioze, kanë vendosur që ta çojnë në spital.
Arma është e Erisjaldos dhe akoma nuk është gjetur. Deri në këtë fazë, Policia nuk ka indicie që ngjarja të ketë dinamik tjetër, përveç asaj të vetëplagosjes. E reja ka tentuar edhe herë tjetër të pres damarët.
Ndërkohë 22-vjeçari i arrestuar nuk tregon se ku e kanë fshehur armën. Ai mban pozita mohuese në këtë drejtim dhe thotë ‘nuk e di’.
Komente










