Misteri i vdekjes së vajzës shqiptare në Greqi, familja kundër autoriteteve: S'u vetëvra, ajo e donte jetën, doli në mesnatë me policin

Misteri i vdekjes së vajzës shqiptare në Greqi, familja kundër autoriteteve: S'u vetëvra, ajo e donte jetën, doli në mesnatë me policin

Detaje të reja dalin në lidhje me vdekjen e vajzës 16-vjeçe shqiptare në Greqi. Provat pas ekzaminimit mjeko - ligjor forcojnë skenarin e vetëvrasjes në rastin e vdekjes së 16-vjeçares Maria. Megjithatë autoritetet greke nuk do ta mbyllin dosjen, por do të vijojnë hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi cështjen pas insistmit dhe bindjes së familjes se vajza e tyre u vra.

Sipas avokatit të familjes Dimitris Samartzis, familja është në pritje të zbardhjes së tabulateve telefonike dhe ekzaminimeve toksikologjike dhe do të shterojë të gjitha përpjekjet e mundshme në mënyrë që çështja të mos mbyllet derisa të sqarohet velloja e misterit që mbulon çështjen.

Prindërit dhe vëllezërit e Marias janë shprehur se nuk kishin dijeni se kishte një lidhje me policin 26-vjeçar dhe se atë natë vajza e tyre kishte bërë një takim me të. Sipas informacioneve, Maria 16-vjeçare kishte njohur oficerin e policisë 26-vjeçar përmes Instagramit dhe ata e kishin lënë për t'u takuar të martën e kaluar. Polici shërben në Athinë, ndërsa me origjinë nga Trikala. Maria, sipas prindërve të saj atë natë doli nga shtëpia vonë natën për ta takuar.

"Motra ime u vra, ajo nuk bëri vetëvrasje. A është e mundur që një oficer policie të dalë natën me një vajzë të mitur pa e ditur prindërit e saj? Ashtu si prindërit e mi, nuk dija asgjë për marrëdhëniet e Maria me këtë burrë. Unë e doja shumë Marian dhe u kujdesa për. Maria fliste më shumë me motrën e saj binjake, Christina, ato ishin të pandashme" tha vëllai i Marias.

"Një krim u krye dhe vajza jonë vdiq. Unë dua që e gjithë e vërteta për vdekjen e Marias të dalë në dritë. Nuk e dija që fëmija im ishte larguar fshehurazi nga shtëpia brenda natës për të takuar një oficer policie me të cilin kishte një lidhje, nga ato që mësova më vonë. Si nënë vazhdoja t'u thosha vajzave të mia binjake se duhet të kujdeseni. Nuk e dija që Maria doli me të në orën 02:00 të mëngjesit. 

Cristina (vajza binjake) më tha gjithçka, pas asaj që na ndodhi. Vajza ime ishte një vajzë e lumtur, nuk e lëndova aspak, ajo ishte e etur për jetë. Nuk besoj se fëmija kreu vetëvrasje. Ata vranë fëmijën tim" tha nëna e Marias.

"Maria ime ishte një lule. Motra e saj binjake, Christina është shumë keq psikologjikisht. Ata ishin të pandashme dhe tani ajo mbeti vetëm. Ne duam të dimë se çfarë ndodhi me fëmijën tonë atë natë. Unë do ta ndjek çështjen deri në fund për shpirtin e fëmijës tim" tha babai i 16-vjeçares.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 18/07/2020 23:12

    Do votoja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD