Misteri për zhdukjen e biznesmenit Pecorelli në Shqipëri, mediat italiane: Shqipëria po vonon dërgimin e mostrave të ADN! 3 elementët kyç të çështjes

Një muaj pas zhdukjes së biznesmenit italian në Shqipëri Davide Pecorelli,  pala shqiptare akuzohet për vonesat në dërgimin e mostrave të ADN-së, për ti krahasuar ato me të vëllait të tij, ndërkohë që partnerja e tij shqiptare  ka caktuar një avokat të besuar.  Në mediat italiane theksohet se janë tre elementë kyç që karakterizojnë çështjen.

Së pari partnerja e tij shqiptare me të cilën Davide kishte një djalë, ia ka besuar çështjen avokatit Giancarlo Viti, i cili përfaqëson atë dhe të miturin si palë të prekura në këtë situatë.

Elementi i dytë i referohet ADN-së dhe mosrespektimit të afateve në lidhje me dërgimin e tyre në Itali. Bëhet e ditur se mostrat e ADN-së së Pecorellit nuk kanë arritur ende për të bërë krahasimin me ADN-në e vëllait të tij Antonello. Prandaj, sipas medias italiane informacionet nuk vijnë në kohën e duhur nga policia shqiptare.

Ndërkohë që ditët e fundit  është bërë publike dëshmia e një miku të tij, i cili tregonte se Pecorelli ishte entuziast për biznesin e tij në Shqipëri. Megjithatë dje është bërë i ditur se bashkëpunëtorët e tij të mundshëm shqiptar, e kishin vizituar atë në Itali

"Unë u takova me Daviden në fund të vitit, duke folur për punë dhe ai konfirmoi interesin e tij për të gjetur partnerë në Shqipëri në mënyrë që të prodhonte mallra me markën" Hairdressers Milan ". Por jo vetëm kaq  sepse midis tetorit dhe Nëntorit, nga sa kam mundur të kuptoj, këta 'partnerë' të mundshëm kishin ardhur në Itali dhe në fakt ai më kishte thënë një mbrëmje se kishte një takim të rëndësishëm ... ".

Mediat italiane në një situatë të tillë shtojnë pyetjen se çfarë mund të kishte ndodhur me Daviden në veri të Shqipërisë?

Askush nuk beson në tezën e vetëvrasjes, ka shumë pak mundësi  që të ketë ndodhur një aksident me makinën që do të kishte marrë flakë vetvetiu. Kockat e gjetura janë 5% e trupit. Nëse ADN konfirmon se ato janë të tijat, atëherë hetimi mund të zhvendoset në gjurmët e vrasjes, me shumicën e mbetjeve të fshehura në një zonë tjetër. Nëse, nga ana tjetër,  testi dështon  atëherë hetimi do të drejtohet në një pistë komplet tjetër.

45-vjeçari Davide Pecorelli nuk ka pasur kontakte me familjen e tij që nga 6 janari. Ai gjendej në Pukë dhe të gjithë njerëzit që e kishin parë atë në hotel, dy ditë para zhdukjes së tij, thanë se ai ishte vetëm. Që nga ajo ditë nuk dihet fati i tij, nëse eshtrat e gjetur në makinën e tij ishin të tij, apo çfarë ndodhi realisht me biznesmenin italian. 

Davide Pecorelli, makina e tij e djegur dhe hoteli ku qëndroi në Pukë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare