Italiani gati 2 javë i zhdukur, në makinën e djegur në Pukë u gjet skeleti pa shenja dhune! Hetuesit shqiptarë: Zjarri aksidental! Zbardhen lëvizjet në Pukë

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja biznesmenit italian Davide Pecorelli, 45 vjeç, i cili mendohet se është gjetur në makinën e marrë me qira prej tij, që u gjet e djegur pasditen e 6 janarit në Pukë, ende në rrethana të paqarta. Në makinën e djegur është gjetur një skelet që dyshohet se është i tij. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN, e cila do të krahasohte me atë të familjarëve të ish-arbitrit italian.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se hetuesit shqiptarë deklarojnë se janë të bindur se zjarri është aksidental ndërkohë që priten përgjigje për trupin në makinë. 

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në eshtrat e gjetura s’ka dëmtime me plumb apo shenja dhune. Sipas hetuesve ngjarja është aksidentale dhe bëhet fjalë se eshtrat janë të biznesmenit, por në fund do jetë ADN-ja ajo që do e faktojë. 

Sipas informacioneve brenda makinës së djegur janë gjetur gjithashtu edhe detergjentë dhe produkte të tjera kozmetike për parukeritë, biznes të cilën Pecorelli e kishte në Itali dhe mendohet se e hapte edhe në Shqipëri. Një orë dhe një telefon që i kanë shpëtuar djegies janë të tjera mjete që janë gjetur në makinë dhe që do të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Report Tv ka siguruar pamje të makinës duke u djegur dhe është e pakuptueshme  se si nuk duket fare një trup duke u djegur. 

Referuar qëndrës kombëtare të biznesit rezulton se më 19 gusht 2020 ai ka regjistruar aktivitetin e tij tregtar në Vlorë duke përdorur si adresë apartamentin në lagjen Pavarsia në një pallat në katin e 6-të. Biznesi i tij ka qenë dhe arsyeja e vizitës së tij të fundit.

Nga “GPS” i makinës ka rezultuar se mjeti i marrë me qira nga italiani ka lëvizur nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, më pas në Pukë ku ka fjetur dy netë në Hotel Turizmi. Ai kishte prenotuar edhe për një natë të tretë. Më 6 Janar ai ka patur kontaktin e fundit me të afërmit e tij dhe nga ai moment komunikimet janë ndërprerë. Është kjo dëshmija e bashkëshortes shqiptare të biznesmenit italian Davide Pecorelli. Ajo ka thënë për hetuesit se pasditen e 6 janarit, të mërkurën Davide ka qenë onlinë në WhastUp. Ndërkaq gruaja e biznesmenit ka thënë se nuk e di nëse “Davide ka pasur probleme me dikë”.

ReportTv mëson se në pyetje është marrë është bashkëshortja shqiptare e cila aktualisht jeton në Perugia të italisë, shtetësja J.D. Ajo ka thënë për hetuesit se për herë të fundit ka folur më 6 janar dhe bashkëshorti i saj ndodhej në Shqipëri për arsye biznesi dhe s‘kishte asnjë konflikt.

Policia shqiptare nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ndërkaq mediet italiane kanë zbardhur mesazhin e fundit që ai u kishte dërguar punonjësve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

"Do të kthehem rreth 10 janarit", ishte ky mesazhi i fundit, për disa punonjës. 

Komuna e San Giustino, ku 45-vjeçari është vendas dhe banor, ka reaguar për historinë që po krijon një mister të madh.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar për vdekjen e Davide Pecorelli, një sipërmarrës i njohur vendas dhe i njohur gjithashtu për formimin e tij sportiv, me shpresën se ky thriller do të zgjidhet pozitivisht. Ne jemi pranë familjes, të cilët nuk kanë dëgjuar më nga Davide për ditë me radhë", tha Kryetari i Bashkisë Paolo Fratini, në emër të administratës.

Biznesmeni, sipas medieve të huaja kishte probleme me bizneset, si me hotelin në Lama ashtu edhe me qendrat e bukurisë dhe dyqanet në San Giustino, Sansepolcro, Città di Castello dhe Corciano.

Pecorelli ka ardhur në Tiranë ditët e para të vitit. Me të mbërritur në aeroport, siç konfirmojnë burimet nga media lokale, Davide mori me qira një automjet Skoda Fabia, që u gjet disa ditë më vonë e djegur në rrugën Gjegjan-Reps në Pukë në rrethana ende të paqarta. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:10
Report Tv shkon në Pukë, italiani u regjistrua për 3 netë në hotel por fjeti vetëm 2! Natën e fundit nuk u kthye! Flet personeli

Report Tv ka udhëtuar drejt Pukës, pranë hotelit ku ka qëndruar biznesmeni italian Davide Pecorelli, për dy netë me rradhë, par se makina që kishte marrë me qira të gjendej e djegur.

Ai ka mbërritur në datën 4 janar në Pukë rreth orës 9 e 30 të darkës, ku është e bërë edhe regjistrimi në hotel Puka në qender të qytetit. Ai ka qëndruar në hotel edhe gjatë ditës 5 Janar, ndërkohë që në datën 6 janar nuk është paraqitur.

Report Tv ka komunikuar edhe me personelin që i ka shërbyer italianit, por ato shprehen se gjatë qëndrimit në hotel ai vetëm ka fjetur, dhe ka konsumuar nje kafe me datën 5 janar në mëngjes, por nuk është se ka zhvilluar biseda të shumta me personelin.

Siç shihhet edhe në regjistrin që Report Tv siguron, data 6 janar është e shënuar me vizë sipër pasi ai nuk ka ardhur. Burime pranë grupit hetimor në Policinë e Pukës, mësohet se djegia e makinës është vërtetuar se është aksidentale ndërkohe që tashmë ngelet vetëm të dalin përgjigjet e analizës së ADN sa i takon kockave të gjetura në makinë.

Ora 12:18
Ja video kur shkrumbohet makina e biznesmenit italian në Pukë

Këto janë pamje të makinës së marrë me qira nga biznesmeni italian Davide Pecorelli teksa është djegur në Pukë. Në makinën e djegur është gjetur një skelet që dyshohet se është i tij. Megjithatë është e çuditshme se si në pamje nuk duket fare brenda makinës pjesë të skeletit që po digjen. 

KUjtojmë se sipas autoriteteve pjesë të skeletit janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN, e cila do të krahasohte me atë të familjarëve të ish-arbitrit italian.

Brenda makinës, Report Tv mëson se ka pasur edhe detergjentë dhe produkte të tjera kozmetike për parukeritë, biznes që Pecorelli kishte në vendin tonë. Në makinë është gjetur një orë dhe telefon të cilat i kanë shpëtuar djegies.

Ora 11:56
Zbardhet itinerari i biznesmenit italian! Nga Tirana, në Vlorë e Shkodër! Fjeti 2 netë në një hotel në Pukë! Me vete kishte 400 euro

1610965472_pecorreli.jpg

Zbardhet itinerari i biznesmenit italian Davide Pecorelli, i cili është zhdukur prej disa ditësh në vendin tonë, ndërsa makina e tij  është djegur e shkrimbuar në Pukë.

Nga “GPS” i makinës ka rezultuar se mjeti i marrë me qira nga italiani ka lëvizur nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, më pas në Pukë ku ka fjetur dy net në Hotel Turizmi. Ai kishte prenotuar edhe për një natë të tretë, por u gjet i djegur në të gëdhirë të datës 5 Janar.

Mësohet se kur ka lëvizur në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro.

Ora 11:55
Zhdukja e biznesmenit/ Pamje nga vendi ku u gjet makina e shkrumbuar në Pukë! Poshtë rrugës një hidrocentral

Ky është vendi ku është gjetur makina e shkrumbuar në Pukë, me të cilën dyshohet se ka udhëtuar biznesmeni italian Davide Pecorelli i cili vijon të jetë i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë, ku kishte ardhur për të hapur biznes.

Gazetari Ervis Hila raporton se vendi ku është gjetur makina ka një kthesë. Automjeti është gjetur i shkrumbuar në një "xhep" në anë të rrugës dhe poshtë saj ndodhet një gërminë. Poshtë vendit ku është gjetur automjeti është një hidrocentral, dhe aty mund të ketë pasur njerëz që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Janë sekuestruar disa kamera të bizneseve që ndodhen në zonën e Gjegjanit. Banorët thonë se nuk kanë parë lëvizje.

Ora 11:25
Zhdukja e biznesmenit/ Në eshtrat e gjetura s’ka dëmtime me plumb dhe shenja dhune! ADN-ja do i krahasohet me të familjes

Gazetari i Report TV Arsen Rusta bën me dije nga zhdukja e biznesmentit Davide Pecorelli prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në eshtrat e gjetura s’ka demtime me plumb apo shenja dhune.

Sipas hetuesve bëhet fjalë për biznesmenin por do jetë ADN-ja ajo që do e faktojë.

Eshtrat janë çuar për ADN dhe do krahasohen me të dhënat nga familja e tij. Kockat janë gjetur në sediljen e parë të makinës që ai kishte marrë me qira.

Nëse ka qenë zjarrvënie apo defekt teknik i makinës ende nuk e kemi një përgjigje.

Pecoreli kishte disa hyrje dalje në vendin tonë së fundmi dhe kjo lidhet me faktin se ai donte të hapte një biznes në vendin tonë. Edhe skeleti makinës është derguar në Shkodër.

Ora 10:23
Detaje të reja nga zhdukja e italianit, kishte ardhur për të studiuar tregun! Do bënte gati zyrat për të hapur biznes në Vlorë

Report Tv zbulon detaje të reja lidhur me biznesmenin italian Davide Pecorelli, i cili vijon të jetë i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë, në rrethana misterioze.

Sipas një të afërmeje, 45 vjeçari kishte ardhur në Shqipëri për të studiuar tregun sepse donte që të hapte një biznes në Vlorë. Sipas saj ai kishte një zyrë të marrë në Vlorë por ende biznesi nuk ishte në punë. 

Ai do të hapte zyrat në Vlorë, dhe këtë herë kishte ardhur në vendin tonë për t’u marrë me zyrën. 

 

Ora 09:25
Zhdukja e biznesmenit italian/ Në makinën e djegur në Pukë janë gjetur kocka, dërgohen për ekspertizë

1610959580_.jpg

Në makinën e djegur në Pukë e cila ishte marrë me qera nga biznesmeni italian Davide Pecorelli, i zhdukur prej mbi 10 ditësh në Shqipëri, janë gjetur kocka të cilat dyshohet se janë të tij.

Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN.

Hetimet vazhdojnë nga komisariati i policisë Pukë në koordinim me sektrorin e krimeve të rënda ne drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ora 09:22
Zhdukja e biznesmenit italian, 45 vjeçari ka pasur probleme me bizneset! Gruaja me dyshime: S’e di nëse ka pasur konflikte me dikë  

 

Familjarët e biznesmenit italian Davide Pecorelli-n 45 vjeç, i cili vijon të jetë i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë, janë të shqetësuar për ngjarjen.

ReportTv mëson se në pyetje është marrë është bashkëshortja shqiptare e cila aktualisht jeton në Perugia të italisë, shtetësja J.D. Ajo ka thënë për hetuesit se për herë të fundit ka folur më 6 janar dhe bashkëshorti i saj ndodhej në Shqipëri për arsye biznesi dhe s‘kishte asnjë konflikt.

Biznesmeni, sipas medieve të huaja kishte probleme si me hotelin me dy yje në Lama ashtu edhe me qendrat e bukurisë dhe dyqanet e parukerisë të themeluara midis San Giustino, Sansepolcro, Città di Castello dhe Corciano.

Me pak fjalë, një situatë e ndërlikuar për të zgjidhur, por ai gjithmonë e kishte zakon të shikonte përpara dhe të provonte aventura të reja sipërmarrëse.

Mister mbetet edhe detaji i makinës me qira që është djegur në Pukë: Pse Davidi përfundoi atje? Ku po shkonte ai? A e ka detyruar dikush, ndoshta për hakmarrje apo për arsye private?

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/01/2021 01:30

    Pavaresisht dyshimeve,nje gje mund te veresh ne Shqiperi,dicka nuk shkon me kolaudimin e makinave.Ketu ku jetoj prej 21 vjetesh,vetem nje here kam degjuar per makine qe vetedigjet,kurse aty ,s'ka dite qe te mos flitet per makina qe vetedigjen,gjithashtu dhe prania e detergjenteve,mund te kete ndihmuar ne perhapjen e fuqine e zjarrit ne makinen e italianit.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 18/01/2021 22:58

    Popull i poshter - rrjedhimisht hetuesi polici e mjekesi Ligjore e felliqur- si mund te konstatojne “si vdekje aksidentale” kur kane mbet vetem va eshtra pa asnje ind e asnje organ nga viktima. A jeni cmend e gjithe Shqiperia a me te vertet jeni kriminela patologjik?!

    Përgjigju
  • Njeri I zakonshem: 18/01/2021 21:05

    Kockave pas vdekjes u thuhet eshtra. Shqipja cope-cope ne gazetat shqiptare. Robi I zotit pushofte ne paqe

    Përgjigju
  • emri: 18/01/2021 20:10

    varet ne cfare bisnesi ka qene o motra ...!

    Përgjigju
  • HypZdryp: 18/01/2021 19:38

    Po te ishte difekt djegie e makines talioni do kishte zbrit dhe makina digjej pa njeri mrena.

    Përgjigju
  • Bashkim: 18/01/2021 10:08

    P0

    Përgjigju
  • Timi: 18/01/2021 09:51

    E kan ngrene si puna e cekve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim