TIRANE- Dy vjet pasi qëndruan nën sekuestro në ambjentet e Galerisë Kombëtare të Arteve, ikonat qindravjeçare të koleksionistit të arrestuar Gjergji Thimio, u transferuan në Muzeun Historik Kombëtar. Pas nisjes së zhvendosjes dy javë më parë në kushte skandaloze, duke i trajtuar ato vlera të trashëgimisë si “dru për zjarr”, Ministria e Kulturës u detyrua pas këmbënguljes së mediave, të ndalojë transportin dhe ta riorganizonte duke respektuar më në fund procedura të mbrojtjes së tyre. Dje Ministria lajmëroi se e ka përfunduar transferimin duke saktësuar se ikonat dhe artefaktet tashmë të mbrojtura në Muzeun Kombëtar janë gjithsej 477 “ose më mirë 476 sepse një ikonë ishte regjistruar dy herë “ tha Mirela Kombaro.
/Shqiptarja.com

Çaushi: Ikonave u janë bërë dëme të pallogaritshme



