Mitchell Zeller: FDA mbështet PMI në rrugën për produkte pa tym

Mitchell Zeller: FDA mbështet PMI në rrugën për produkte pa tym

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara (FDA) i dha një mbështetje Phillip Morris International (PMI) në nismën e produkteve pa tym, nëpërmjet 'IQOS', duke thënë se studimet shkencore tregojnë se kalimi i plotë nga cigaret konvencionale në sistemin IQOS ul ndjeshëm ekspozimin e trupit ndaj kimikateve të dëmshme.

Gjatë fjalës kryesore në konferencën e organizuar nga Instituti Ligjor i Ushqimit dhe Barnave (FDLI), Drejtori i Qendrës së FDA-së, Mitchell Zeller dëshmoi se sistemi IQOS ngroh duhanin, por nuk e djeg atë dhe kjo ul ndjeshëm prodhimin e kimikate potencialisht të dëmshme.

Drejtori i Qendrës së FDA-së, Mitchell Zeller

Zeller vjen me këtë qëndrim pas njoftimit të mëparshëm, kur FDA autorizoi PMI të tregtojë dhe të shesë IQOS si një produkt duhani me rrezik të modifikuar (MRTP).

Ai tha: "Produktet e duhanit morën gradën "modifikimi i ekspozimit"- që lejon tregtimin e një produkti që përmban një nivel të reduktuar ose paraqet një ekspozim të reduktuar ndaj një substance ose nuk ka një substancë,- kur kjo sjell përfitime për shëndetin e popullatës.”

Duke njohur këtë teknologji të re, PMI tani është lider në botë si një kompani duhani që po ul dëmet nga duhani, zvogëlon rreziqet shëndetësore dhe zbut efektet e pirjes së duhanit në botë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara (FDA) autorizoi inovacionin e PMI që synon uljen e dëmit të duhanit me pajisjen pa tym, IQOS.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë