Mit'hat Havari: Dhuna në 'Rrugën e Kombit', policia e papërgatitur, ka përgjegjësi

Mit'hat Havari, ish-drejtues në Policinë e Shtetit bën me faj strukturat e policisë për dhunën e dy ditëve më parë në "Rrugën e Kombit" ku u shkatërruan sportelet e kompanisë private që do mbledhë taksën e automjeteve. I ftuar në studion e Report Tv, Havari tha se policia nuk duhet të kishte lejuar eskalimin e situatës, por ngjarjet tregojnë se kanë qenë të papërgatitur.

Report Tv publikoi një ditë më parë pamjet ekskluzive nga dhuna te kabinat e koncesionarit në Kalimash. Tërheqja e Forcave Speciale, tha Havari nxori zbuluar faktin se nuk ishin marrë masat e duhura në një kohë kur sipas tij masat duhet të ishin të jashtëzakonshme.

Ata, që dogjën, thyen, është grup që nuk merr dot ngjyrë. Ata që i marrin në mbrojtje, pashë këta të politikës, nuk mund të merren në mbrojtje. I pashë me barre në dorë, shkatërruan gjithçka, këta janë vandalë dhe duhen ndëshkuar. Nëse Ministria e Brendshme nuk ka qenë e përgatitur, s'ka marrë masa të fuqishme për t'i parandaluar, këta duhet të kishin marrë masa të jashtëzakonshme. Kanë qenë të papërgatitur. Duhet të kishin dërguar forca nga Tirana, sepse policia vendore është familjarizuar, nuk kanë autoritet fare, zero. 

Kryeministri tha se policia u tregua e qetë, po të isha unë do isha revoltuar. Këta kanë qenë të papërgatitur, jashtë funksionit. Jam i bindur se të gjithë ata në strukturën e policisë shtetërore mendojnë si unë. MB ka përgjegjësi, ti mbron pronën, këto nuk zgjidhen me shkatërrime, djegie, Shqipëria s'po del ende nga ky standard. I pashë të gjitha qëndrimet e ambasadorëve të cilët dënojnë dhunën, jam i prirur të shkoj pas atyre dhe jo pas PD-së. 

Mit'hat Havari, ish-drejtues në Policinë e Shtetit
 

Duke komentuar qëndrimet e opozitës për lirimin e protestuesve të arrestuar, Havari tha se kjo tregon implikim të këtyre segmenteve me dhunuesit. "Del kryetari i bashkisë, përfaqësues i PD dhe thotë lironi të arrestuarit, në vend që të distancohej nga aktet vandale. Del profesori i ekonomisë dhe mbron vandalët, ata që dogjën. Kurrë nuk vjen opozita në pushtet me metoda të tilla, kthehet në bumerang, sepse populli thotë më mirë ua jep votën këtyre, sesa atyre që djegin".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)