Mitingu i opozitës, Lulzim Basha
mposht radikalët,protestë paqësore 
Foto

Mitingu i opozitës, Lulzim Basha<br />mposht radikalët,protestë paqësore <br />Foto
TIRANE- Opozita marshoi dje në mesditë në protestë përpara kryeminstrisë, nën thirrjet “Meta ik”, “Rama ik”. Protesta e lajmëruar një javë më parë nga Partia Demokratike, e cila nisi nga sheshi “Skënderbej” në orën 11:00, nuk ka zgjatur më shumë se një orë. Ndërkohë, në fjalimin e tij të shkurtër, kreu demokrat Basha duke iu drejtuar dyshes Rama-Meta, iu ka bërë thirrje që të reflektojnë dhe të dëgjojnë zërin e bashkuar të qytetarëve shqiptar dhe të dorëhiqen.

“Jemi gati, jemi në këmbë, të gatshëm t’i dalim zot me çdo mjet demokratik vendit tonë, fateve tona, të fëmijëve tanë.  Do të qëndrojmë të mbledhur dhe të bashkuar deri në fitore, nga ky bashkim i shqiptarëve në këtë bulevard të mbushur si asnjëherë më parë. Përballë do të na keni derisa ta çlirojmë vendin nga krimi, derisa drejtësia të bëhet. Nuk ndalemi derisa ta shporrim të keqen, derisa Edi Rama dhe Ilir Meta të largohen”, tha Basha. Ndërkohë, që në pjesën e parë të fjalimit të tij kreu i selisë blu denoncoi situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, ku sipas tij kriminaliteti po rritet dhe gjëndja ekonomike dita ditës po përkeqësohet.

Ndërkohë në fund të fjalës së tij, lideri demokrat u ndal tek çështja “Doshi”. Lideri i opozitës kërkoi dorëheqjen e Metës dhe përballjen e tij me drejtësinë për akuzat që deputeti i përjashtuar nga PS Doshi ka artikuluar, se ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi. Për kryeministrin Rama, kërkesa e kreut të selisë blu ishte që të ndal trysninë ndaj organit të akuzës.

“Jemi sot të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, më e rënda në 25 vite, sepse kumbarët në pushtet nuk vendosën dot paqe, nuk u morën vesh për ndarjen e tortës së pushtetit, nuk u morën vesh për ndarjen e tenderave dhe koncesioneve, të bizneseve të pisëta, të trafiqeve dhe shpërndarjes së privilegjeve. I kërkojmë Metës me një zë; ik jep dorëheqjen përballu me akuzat. I kërkojmë me një zë Ramës të ndalë menjëherë trysninë brutale ndaj organit të akuzës”, u shpreh Basha.

Distancimi
Ishte paralajmëruar nga eksponentë me peshë në PD, siç janë ish-kryeminstri Berisha dhe kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, që: “PD-ja nuk mban përgjegjësi për atë çfarë ndodh në 12 Mars”, duke lënë të kuptohet se gjitçka mund të ndodhte në protestën e djeshme. Megjithatë për këtë pjesë kreu demokrat Basha ka zgjedhur të distancohet, nga protestat aggressive, duke ushqyer që në bazë një protestë paqësore. Kjo pasi që në marrjen e vendimit për protestën Basha thirri në mbledhje edhe krerët e degëve në rrethe, dhe kjo jo pa qëllim por për t’ju dhënë direktivat se protesta të ishte paqësore.
 
Marrshimi, Ruli e Bregu “braktisin” Bashën në bulevard
Në një kohë kur kreu demokrat Lulëzim Basha, doli nga selia e Partisë Demokratike dhe iu bashkua qytetarëve në sheshin “Sëkndërbej”, për të marrshuar më pas drejt kryeminstrisë, deputetët demokrat Genc Ruli dhe Majlindja Bregu, “braktisën” kreun demokrat Basha gjatë marrëshimit të protestës. Ata nuk u bënë pjesë e marrshimit të kryetarit të tyre për gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Dy deputetët demokrat, Ruli dhe Bregu sëbashku me kreun republikan Fatmir Mediu dhe deputetin Agron Duka, zgjodhën të presin kreun demokrat përpara kryeminstrisë, e jo të bëheshin pjesë e turmës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë