Mitingu përmbyllës, Rama nuk
surprizon, zgjedh sërish Vlorën

Mitingu përmbyllës, Rama nuk<br />surprizon, zgjedh sërish Vlorën
Ditën e enjte, Partia Socialiste dhe Edi Rama do të zhvillojë një miting përmbyllës në Tiranë, ora 19:30 tek Sheshi “Nënë Tereza” por ky nuk do të jetë i fundit. 

Ditën e premte, pak orë përpara fillimisht të heshtjes elektorale, Edi Rama do të zhvillojë mitingun e fundit përmbyllës elektoral në qytetin e Vlorës. Mitingu është rreth orës 20:00 në sheshin e ri “Lungomare”. 

Kjo është hera e dytë që Rama zhvendoset nga kryeqyteti për mitingun përmbyllës. Në vitin 2013, ai zhvilloi paralelisht dy mitingje në Shkodër dhe Vlorë, nga ku u transportua me helikopter nga njëri qytet në tjetrin. 

Sivjet, kryeministri ka zgjedhur përsëri Vlorën, qarkun ku garon edhe vetë, po kësaj radhe, jo si i pari, por si i 6-i i kësaj liste.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë