Mitrovicë, hapet ura mbi lumin Ibër
e bllokuar nga serbët prej 16 vitesh

Mitrovicë, hapet ura mbi lumin Ibër<br />e bllokuar nga serbët prej 16 vitesh
Nën masa të rrepta policore, ka nisur puna për heqjen e barrikadave mbi lumin Ibër, në Mitrovicë. Hapja e urës është fryt i marrëveshjes së fundit të arritur mes Kosovës e Serbisë.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka konfirmuar ditë më parë se më 14 gusht do të nisin punimet për zhbllokimin e urës, ndërsa homologu i saj serb në bisedimet në Bruksel, Marko Gjuriç, ka thënë se kjo po bëhet me kusht të ndërtimit të një shëtitoreje në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës, pranë sheshit “Car Llazar”.

Zbatues i këtij projekti është Bashkimi Evropian ndërsa data e fundit për hapjen e urës, rrjedhimisht përfundimit të punimeve në shëtitoren në veri të vendit, është data 20 janar, 2017.

Gjuriç ka thënë po ashtu se hapja e urës është kushtëzuar edhe me vendosjen e një postblloku të KFOR-it dhe të forcave serbe të Policisë së Kosovës pranë urës në pjesën veriore të Mitrovicës.  

Ura që lidh dy rajone te qytetit, Veriun dhe Jugun, qëndron e mbyllur prej 16 vitesh nga serbët të cilët kanë vendosur barrikadat.  

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri