MITROVICE- Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiç, ka thënë se do të nënshkruajë dokumentet për marrjen e përgjegjësive, të cilat për shkak të simboleve të shtetit të Kosovës, i ka refuzuar paraardhësi i tij Kërstimir Pantiç.

“Zbatojmë Marrëveshjen e Brukselit. Mënyra e nënshkrimit është dakorduar paraprakisht. Dokumentet janë neutrale ndaj statusit”, ka thënë Rakiç për mediat serbe.

Sipas tij, në ndërtesën e komunës së Mitrovicës veriore do të jetë flamuri i Serbisë ose asnjë tjetër, ndërsa në tabelën e saj do të jetë mbishkrimi “Komuna e Veriut të Mitrovicës së Kosovës”.

Rakiç ka fituar zgjedhjet që janë mbajtur të dielën në këtë komunë.

Marrë nga "Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)