Mitrovica e jugut – Thirret mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës
MITROVICË, 13 Maj /ATSH/.- Në Mitrovicën e jugut për të premten, me 15 maj, është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës. “Diskutimi i Vendimit të Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me të cilin u vendos që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit dhe […]
Në Mitrovicën e jugut për të premten, me 15 maj, është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës.
"Diskutimi i Vendimit të Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me të cilin u vendos që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij të bëhet në Vlorë më dt. 10.06.2015", është rendi i ditës sipas njoftimit të sapodërguar nga komuna e Mitrovicës jugore.
Mbledhja e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës jugore, me kërkesë të kryetarit të Komunës, do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.
Nga komuna e Mitrovicës jugore, sipas njoftimeve të mëhershme, paralajmërohej për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, në ditën e 10 qershorit, në Boletin, vendin e lindjes.
Sot, Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me propozimin e të dyja qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe pajtimin e familjarëve të Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe familjareve te bashkëluftëtarëve te tij prezent ne takim, vendosi që: eshtrat e Heroit Kombëtarë Isa Boletini dhe të bashkëluftëtarëve të tij të kohës do të rivarrosen në Vlorë, me 10 qershor 2015.
Këshilli Organizativ do të vazhdojë punën në përgatitjet e ceremonisë së rivarrimit sipas axhendës së mëparshme, bënte të ditur njofimi i dërguar nga Ministria e FSK-së. /atsh/
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.3%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9664
Lajme të tjera
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14
-
Dyshohet se gëlltiti brisqet e rrojës në burgun e Drenovës, i dënuari niset me urgjencë në spital
1 Prill, 22:09
-
Moto GP/ Ducati dominon në Argjentinë, Marquez në 'pole-position' edhe pas flakëve
1 Prill, 22:03
-
Arrestimi i serbit për djegien e 3 makinave në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta: E rrëmbyen njësitë e Kurtit
1 Prill, 21:58
-
Sevim Arbana rrëfehet në 'E ardhmja është vajzë', tregon rritjen me 2 motrat dhe nënë në një kohë të vështirë për familjen e saj
1 Prill, 21:56
-
VIDEO/ Dhunë dhe kaos në Kategorinë e Parë, arbitri ndërpret ndeshjen! Portieri përfundon në spital me qepje, policia shoqëron arbitrat
1 Prill, 21:54