MITROVICË - Në Mitrovicë u hap sot panairi "Javët e biznesit kosovar", gjatë të cilit u theksua se me konsumimin e produkteve vendore të gjithë bëhen pjesë e zhvillimit ekonomik të shtetit.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, tha se "motoja unë konsumoj produkte vendore po ju, është moto e cila prek ndërgjegjen qytetare për konsum të prodhimit vendor duke u bërë të gjithë pjesë e zhvillimit ekonomik të shtetit".
Ndërsa, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u shpreh se "është duke bërë gjithçka që është në interes të biznesit dhe se tani është një zonë e lirë ekonomike në gjithë territorin e Mitrovicës./ATSH/
/Shqiptarja.com