/ATSH/.-Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, zhvilloi sot një takim me nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike, pas informacioneve se ka iniciativë për nisjen e tyre për në minierën e Trepçës në Stantërg për t'iu bashkuar minatorëve grevistë.
Kryetari Bahtiri në bisedë me nxënësit u angazhua për mbajtjen e situatës së qetë dhe të qëndrueshme, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga komuna jugore e qytetit më të madh verior të Kosovës.
"Të gjitha problemet do të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe institucionale pa ndonjë problem, edhe çështja e Trepçës për të cilën minatorët kanë hyrë në grevë do të zgjidhet ashtu siç dëshirojnë minatorët", tha kryetari i Mitrovicës Jugore.
Bahtiri bëri të ditur se edhe personalisht është duke u marrë me minatorët grevistë. "Ju vazhdoni mësimin edhe qytetarët të rrinë të qetë, sepse çështjen e minatorëve po përpiqemi ta zgjidhim në mënyrën më të mirë të mundshme", iu tha Bahtiri nxënësve.
/Shqiptarja.com