/ATSH/ - Në Mitrovicë, të shtunën nënshkruhet kontrata për ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë elektrike prej 12 megavatësh me vlerë prej 43 milionë euro
Në qytetin më të madh verior të Kosovës kanë mbërritur përfaqësuesit e Kompanisë Amerikano-Suedeze "Green 3Power", sapo njoftohet nga komuna jugore.
Drejtori Neil Williams, tha se "beson se ndërtimi i fabrikës është në interes të të gjithëve, e para së gjithash në interes të qytetarëve të Mitrovicës".
"Unë jam i bindur se nëse bashkëpunojmë ngushtë, do t'i arrijmë synimet e përbashkëta", tha ai në takim me kryetarin e komunës jugore, Agim Bahtiri.
Ai bëri të ditur se, tashmë Kuvendi i Komunës ka marrë vendimin për t'a ndarë tokën e kërkuar prej 10 hektarësh për ndërtimin e fabrikës.
"Në Zonën e Lirë Ekonomike, ku do të jetë fabrika, është duke u bërë gati infrastruktura, ndërkohë që tenderi për ndarjen e trojeve për biznese është i hapur", tha Bahtiri
/Shqiptarja.com