MITROVICË, 29 Dhjetor /ATSH/.- Rruga magjistrale në Bajgorë të Shalës, rajon malor i Mitrovicës, vazhdon të jetë e bllokuar nga të reshurat e mëdha të dëborës, edhe përkundër përpjekjeve të kompanive komunale për zhbllokim. "Fshatrat e Shalës janë të lira për qarkullim, edhe përkundër reshjeve të mëdha të dëborës, por rruga magjistrale në fshatin Bajgorë është e bllokuar dhe jemi duke bërë përpjekje për ta zhbllokuar atë", theksoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i komunës jugore të Mitrovicës, Musa Dragaj.
Sipas tij, në rajonin e Shalës së Bajgores, për mirëmbajtjen e rrugëve që nga mëngjesi janë angazhuar katër ekipe me gjithsej 20 automjete në dispozicion, duke bërë kështu të munduar që rrugët lokale të jenë të qarkullueshme në të gjitha fshatrat./b.j//a.ke/










