PRISHTINE- KQZ shpall të pavlefshme zgjedhjet vendore të 3 nëntorit në 3 qendra votimi në pjesën veriore të Mitrovicës.
Vendimi është marrë nga KQZ e Kosovës dhe anëtari i Nenad Rikalo, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë vendimin e marrë mbrëmë nga institucioni që administroi zgjedhjet.
Rikalo ka thënë se numërimi i votave nga vendvotimet e tjera në veri të Kosovës do të nisë sot dhe do të bëhet në praninë e përfaqësuesve të komisioneve zgjedhore komunale.
“Është kompeltuar pranim-dorëzimi i materialit nga katër komunat veriore dhe është vërtetuar se në tri qendra votimi në Mitrovicë nuk ka asnjë kusht për numërim. Ai material është krejtësisht i papërdorshëm dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sonte (të martën), ka marrë vendim që të anulojë dhe të përsërisë votimin në Shkollën Teknike, Shkollën Shën Sava dhe Shkollën e Mjekësisë”, ka thënë Rikalo.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se është analizuar edhe materiali tjetër zgjedhor nga veriu i Kosovës dhe se është konstatuar se në disa vendvotime mungojnë materialet.
Ditën e zgjedhjeve, në tri vendvotime në veri të Mitrovicës, kanë ndërhyrë persona të maskauar dhe kanë shkatërruar kutitë e votimit. Incidentet kanë detyruar largimin e komisionit të zgjedhjeve dhe të përfaqësuesve të Misionit të OSBE-së.
Incidentet u dënuar fuqishëm nga autoritetet kosovare dhe ato serbe, si dhe nga komuniteti ndërkombëtar.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com