Mitsotakis 'dhuratë' për emigrantët shqiptarë në Greqi, shtyhen lejet e fundvitit deri më 30 mars

Mitsotakis 'dhuratë' për emigrantët shqiptarë në Greqi, shtyhen lejet e fundvitit deri më 30 mars

Foto ilustruese

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i bëri një "dhuratë" të gjithë emigrantëve në Greqi që iu skadon leja e qëndrimit më 31 dhjetor të 2021. Emigrantëve do t'u shtyhet leja e qëndrimit deri më 30 mars të 2022.

Lajmin e ka bërë publik edhe gazetari shqiptar në Athinë Shpëtim Zinxhiria.

Postimi i plotë i gazetarit:

Ku po shkojmë, 30 vite ankth dhe shqetësimë për të qenë të ligjshëm.
Nuk ka më vend për dinjitet por?
Një dhuratë për vitin e ri 2022 u bëhet emigrantëve nga qeveria Mistotakis, që nga ana e saj shtyn përsëri lejet e qendrimit për këtë lloj kategori emigrantësh të cilëve u mbaron leja me 31 dhjetor 2021.
Mësohet se shtyhet afati Lejeve të Qendrimit deri me 30 mars 2022, kjo për të gjithe ata që ju ka mbaruar afati deri me 31 dhjetor 2021.
Nga ana tjetër ligji i sotëm me të ashtuquajturin "Kodi i Emigracionit" me 148 nenet e tij përmban një nga ligjet më të ashpra dhe antidemokratike. Në asnjë vend të botës nuk mund të gjesh një ligj të tillë që u kufizon të drejtat emigrantëve në integrimin dhe legalizimin e tyre.
Për te legalizuar emigrantët qeverite e Greqise kanë nxjerrë rreth 160 ligje, qarkore dhe dekrete precidenciale dhe përfundimi është ZERO, po shkojmë atje ku e nisem me 1998.
Ta gëzojmë këtë ligj me një gotë raki Skrapari.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s