Mitsotakis-Erdoganit : Duhet të merret me ekonominë turke në vend që të ringjallë fantazitë neo-otomane

Mitsotakis-Erdoganit : Duhet të merret me ekonominë turke në vend që të ringjallë fantazitë neo-otomane

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan

“Qeveria do të vazhdojë të mbështesë familjet dhe bizneset për aq kohë sa është e nevojshme në lidhje me faturat e energjisë elektrike”, kështu u shpreh kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për CNN.

Ai tha po ashtu se Bashkimi Evropian duhet të veprojë për krizën energjetike para dimrit të ardhshëm, për të treguar solidaritet dhe për të qenë efektiv.

"Unë me të vërtetë shpresoj që si evropianë, të dalim të veprojmë së bashku përpara se të vijë dimri," tha udhëheqësi grek.

Kryeministri grek foli edhe për sfida të mëdha nga udhëheqja e Turqisë, e cila do të ishte më mirë të fokusohej në ekonominë e vendit të saj. Ai theksoi se Greqia është sjellë gjithmonë me përgjegjësi dhe se është më mirë që Erdogan të merret me ekonominë turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane.

Mitsotakis tha gjithashtu se Greqia do të bëjë gjithçka për të mbrojtur sovranitetin e saj. Ai iu referua gjithashtu zgjedhjeve kombëtare të ardhshme vitin e ardhshëm, duke shprehur shpresën se qytetarët grekë do t'i japin qeverisë së tij një mundësi për të sunduar për katër vjet të tjerë.

"Tregjet po e shpërblejnë gjithashtu Greqinë sepse ne jemi institucionalisht përgjegjës," tha Mitsotakis, duke shtuar se kriza në Itali është një sinjal që qeveria e tij duhet të përfundojë mandatin e saj në detyrë dhe të mos mbajë zgjedhje të parakohshme.

Duke kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë, ai i tha gazetës amerikane se një milion vizitorë pritet të mbërrijnë në Greqi në javën e parë të gushtit.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro