‘Miu thyen kokën dhe nuk futet dot në dollap të bukës se nuk ka’, Basha qesh me lot me fjalimin e deputetit të tij në Kuvend

TIRANË- Në foltoren e Kuvendit jemi mësuar që të dëgjojmë fjalime të artikuluara me fjalë të mëdha nga deputetët, por Saimir Korreshi ka zgjedhur që kundërpërgjigjen për programin qeverisës ta thotë ashtu, me gjuhën e popullit.

Mirëpo kjo nuk është pritur edhe aq  mirë nga vetë deputetët e partisë së tij, përfshirë edhe kryetarin Lulzim Basha, i cili është filmuar duke qeshur me lot.

“Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” . Kjo ka ndodhur. Kostoja për një të sëmurë ka qenë 3 milion lekë. Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, por nuk kemi nxënës, por fëmijët kanë ikur. Ju ndërtoni nëpër ëndrra. Se këtu po bëhet nami, ne jemi eksportuesit e parë në botë? Çfarë eksportuesish jemi ne. Ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe nuk e keni idenë çfarë bëhet në terren. Thoni kemi bërë peshkim dhe do jetë tarifa zero, nafta pa akcizë. Por keni shembullin e Karavastasë. Para tetë vitesh sesa paguhej në tatime fitimi që jepte kjo kënetë. Kurse sot del me humbje. Tani ka dy gjëra o ju rruani lekët, ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit . ju thoni policia, me kë polici do ndiqni krimin ju? Me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap, këtu duan të flasin me fjalë të mëdha dhe thoni po ndihmojnë fmiljet në nevojë me 37 mijë lekë të vjetra, asnjë thes me miell; Vetëm një bukë misri dhe një shishe kos do 60 mijë lekë në muaj, po dritat, po ujë, qeshni se asnjëri prej jush nuk i ka shkuar ndërmend se ka në këtë gjendje në shtëpitë shqiptare ku miu thyen kokën dhe nuk futet dot në dollap të bukës se nuk ka,” u shpreh deputeti ndër të tjera.

 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 18/09/2021 04:11

    Ky po !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Se cesht e verteta (e pamohueshme) se te vret zoti po genjeve,para 8 vjetesh kemi henger me lug floriri kur kishim partin e tij. Ne vend te benim para shkonim dy hapa pas. Nje gje kane patur te mir qe po te ishe kundershtar i tyre shkoje per lesh bubi.

    Përgjigju
  • Iris: 17/09/2021 23:46

    Fjalim i sinqerte dhe i ashper.Ndoshta deputeti duhet te sillte disa prej minjve te spitalit te mbyllur ne kafaz,te njiheshin me kusherinjte e tyre qe zgerdhihen ne kuvend.

    Përgjigju
  • emri: 17/09/2021 15:08

    keta per cirk te argetohen dhe te vjedhin pare... per kete pune kane hyre ne ate WC plot me plehra ...

    Përgjigju
  • Emigrant: 17/09/2021 10:50

    Deputeti i lushnjes vjen nga nje familje e ndershme dhe nuk bene pazare te turpeshme sic bejn luli me ramen prandaj qeshen keta qelbezira qe ishin mbrapa

    Përgjigju
    • Noc Rroku: 17/09/2021 13:45

      Sa per dijeni ti Emigrant, qe nuk di se ca behet ne Lushnje, dhe akoma pret kometen Halley, kur miu thyente koken, Saimir Korreshi ishte Drejtor Hipoteke ne Lushnje, dhe ka bere kerdine! Sot qan hallet e popullit te Lushnjes qe deri dje vet Saimiri e vodhi dhe e ropi! Saimiri erdhi kamarier nga Italia, me shleqma bythes mbaroi Sapienzen, dhe sot ben moral per fatkeqesite e popullit

  • Mali: 17/09/2021 09:05

    Besoj se do ta largoje. Mjafton te shohesh live se sa ndjekin Bashen e sa Berishen. Basha deri tani i ka fituar te gjitha betejat ne pd sepse kishte mbeshtetjen e berishes. Po tani ska me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë