You Tube ofron një shërbim të ri për të gjithë përdoruesit.
MixBit është aplikazioni i ri, i cili lejon përdoruesit të xhirojnë video 16 sekonda.
Këtë eksperiment më parë e ka bërë Twitter, i cili prezantoi aplikacionin Vine për të xhiruar dhe ndarë video të shkurtra.
Më pas ka qenë Facebook i cili ka ndarë një aplikacion të ngjashëm për rrjetin social “Instagram”.
Tanimë kanë qenë dy nga tre “baballarët” e You Tube, Steve Chen dhe Chad Hurley, të cilët nga e hëna do të ofrojnë mundësinë e përdorimit të aplikacionit MixBit.
Nëse videoja Vine zgjat 6 sekonda, ndërsa ajo e Instagramit 15 sekonda ky aplikacion ofron mundësinë e xhirimit 16 sekonda.
“Kur krijuam You Tube donim të ndihmonim personat të ndanin videot e tyre në mënyrë që të bënin xhiron e botës.
Ndërsa sot duam të heqim barrierat e krijimit të videove”, ka shpjeguar Huerley në blogun e tij.
Ky aplikacion i gatshëm për AppStore dhe ëeb, do të jetë gati brenda shtatorit edhe për Android.
E reja e vërtetë e MixBit është fakti se të gjithë kanë mundësi të modifikojnë videot e përdoruesëve të tjerë.
Hurley ka shpjeguar gjithashtu se përveçse një aplikazion MixBit është edhe një komunitet i cili të krijon hapësirën e kreativitetit.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com