Mizoritë ruse në Ukrainë, Meta: Akte barbare, të ndalen menjëherë, prova të gjenocidit! Xhaçka: Natyra e vërtetë e pushtimit rus
Krimet e luftës në Ukrainë, foto e publikuar nga Zelenskyy
Një varr masiv me 440 trupa në qytetin verilindor të Isjum u gjet nga forcat ukrainase disa ditë pasi Kievi e rimori qytetin.
Në lidhje me këtë lajm të rëndë ka reaguar, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale. Meta thotë se aktet e mizorisë ruse në Ukrainë janë prova të gjenocidit rus në Ukrainë, dhe thekson se të tilla akte duhet të ndalen menjëherë.
“Dënoj me ashpërsi aktet tronditëse të mizorisë së makinerisë vrasëse të Rusisë në Isjum dhe rajone të tjera Ukrainës. Varret masive, civilët e masakruar, torturat, përdhunimet dhe keqtrajtimet e civilëve të pafajshëm janë evidenca të pakundërshtueshme të gjenocidit që Rusia po zbaton prej muajsh në Ukrainë, në shkelje flagrante të të drejtat ndërkombëtare humanitare dhe Konventës së Vjenës. Të tilla akte barbare dhe çnjerëzore duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Meta në Facebook.
Për këtë akt të rëndë barbar ka reaguar edhe ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka. Ministrja teksa shprehu ngushëllimet për viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë tha se ky akt zbulon natyrën e vërtetë të pushtimit rus.
‘Pamje tronditëse nga varrezat masive të zbuluara në Izyumin e çliruar, në Ukrainë. Këto zbulime tregojnë natyrën e vërtetë të pushtimit rus: terror, dhunë, torturë dhe vrasje masive. Bota duhet të bashkohet kundër këtyre krimeve. Viktimat meritojnë të prehen në paqe duke çuar përpara drejtësisë shkakëtarët e kësaj tragjedie.’- shkroi Xhaçka në Twttter.
Autoritetet ukrainase gjetën një varr masiv me 440 trupa në qytetin verilindor të Izium që Ukraina rimori ditë më parë, thanë zyrtarët ukrainas, duke përfshirë disa njerëz të vrarë nga bombardimet dhe sulmet ajrore. Mijëra trupa ruse u larguan nga Izyum fundjavën e kaluar pasi kishin pushtuar qytetin dhe e përdorën atë si një qendër logjistike në rajonin e Kharkiv. Ata lanë pas sasi të mëdha municionesh dhe pajisjesh.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor, 08:18
-
Si mund të duket plani i paqes për Ukrainën
18 Dhjetor, 08:14
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë
17 Dhjetor, 08:31
-
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
16 Dhjetor, 22:37
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Lufta/ Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë! Rusia sulmon me 50 dronë, Kievi shkatërron kolonën armike të karburantit
16 Dhjetor, 09:11
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
VIDEO/ Transportonte 40 cisterna naftë për ushtrinë ruse, ukrainasit godasin me raketa amerikane trenin
15 Dhjetor, 19:19