Mjaft me dyshime! 6 veprimet e tij që tregojnë se të do vërtet

Mjaft me dyshime! 6 veprimet e tij që tregojnë se të do vërtet

Jo rrallë shumë gra janë të pasigurta në lidhje me marrëdhënien e tyre në çift. Ndonjëherë ato që presim ndodhin të jenë të vërteta. Për fat të mirë ka disa shenja që tregojnë nëse partneri juauj ju do vërtet. Këto janë 6 sjellje të tij që ju vërtetojnë se mashkulli që keni në krah ju dashuron vërtet

Ju shikon gjatë gjithë kohës

Artistët e këngëve romantike kanë shkruar shumë tekste: Nëse ai nuk t’i heq sytë, ka rënë vërtet në dashuri me ty. Nëse keni vënë re se ai ju shikoni me shumë dashuri kur ju thoni diçka ose kur jeni veshur bukur, gëzohuni pasi ai ka rënë në dashuri me ju.

Di shumë për ty dhe sërish të zgjedh ty

Të gjithë kemi një të kaluar dhe nëse ai qëndron me ty edhe pasi ka dëgjuar gjithë sekretet e jetës tënde, atëherë ai të do. Madje një përqafim i ngrohtë, pasi i keni treguar një histori është një shenjë dashurie dhe mbështetjeje në çdo situatë.

Ai i mendon sjelljet e tij se si ato ndikojnë tek ti

Ne të gjithë kemi modelet tona të sjelljes dhe jo gjithmonë kuptojmë plotësisht se si ato ndikojnë tek njerëzit e tjerë. Nëse vini re se ai shqetësohet se si do të ndikojë sjellja e tij tek humori juaj, mbajeni fort atë njeri. Një person që merakoset për humorin tuaj, ta dini se i intereson shumë.

 

Është i kujdesshëm ndaj detajeve të vogla që ju bëjnë të lumtur.

Ndodhta gjërat madhështore tërheqin më tepër vëmendjen, por ndonjëherë gjestet e vogla flasin më shumë se gjithçka. Për shembull ai është ikujdesshëm në detaje të tipit, cila shije akulloreje ju pëlqen më shumë, cili është emisioni që shikonikur jeni e trishtuar, emri i kafshës suaj të parë, etj. Këto tregojnë se ai angazhohet në një nivel edhe më personal me ju, veç faktit se mund t’iu sjellë lule apo çokollata.

Është i gatshmë të hapet me ju dhe pret të njëjtën gjë nga ana jote

 Të gjithë tremben nga frika e refuzimit dhe shpesh stepeni të tregoni me partnerin disa probleme, pasi mendoni se pasi të mësojë të vërtetën nuk do të qëndrojë më me ju. Nëse ai është i interesuar të dijë dhe më tepër për ty, kjo tregon se nuk është aspak siperfaqësor në lidhje me ju.

Është i gatshmë të flisni pas një problemi

Kur dikush anashkalon egon e tij për të zgjidhur një problem me ju tregon shumë më tetër nga sa mund të mendoni. Komunikimi është çelësi  i një marrëdhënieje të fortë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë